Lidhu me ne

Radar

Grenell: Nuk është paraqitur asnjë provë kundër Berishës

Ambasadori Richard Grenell, i njohur edhe si ministri në hije i republikanëve për DASH, ka publikuar një shkrim të fortë në faqen e Qendrës Amerikane për Ligj dhe Drejtësi.

Grenell shkruan se vendimi i Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha nuk është bazuar në prova.

“Aktualisht e vetmja provë që dimë ne është kundërshtimi i vendosur i Berishës ndaj ndërhyrjes politike të Soros, të cilin Berisha e ka denoncuar për anashkalim të sundimit të ligjit dhe për ndikim informal në të gjithë rajonin e Ballkanit. Vetë zoti Berisha në vitin 2017 u bëri thirrje qeverive të mëdha të hetonin rolin e Soros në politikën rajonale dhe shkoi aq larg sa të inkurajonte të tjerët që ta shpallnin Sorosin ‘non grata’.

Berisha ka përvojë personale me Sorosin që në ditët më të hershme që datojnë 30 vjet më parë. Të dy kishin kërkuar të punonin së bashku për të zhvilluar një shoqëri civile të pavarur; megjithatë në sytë e Berishës, Soros thjesht po krijonte një strehë të sigurt burokratike për mbështetësit e ish-diktaturës komuniste. Vitet themelore të tensionuara të demokracisë shqiptare kanë galvanizuar këndvështrimin e Berishës, i cili ka shkuar aq larg sa të pohojë se ‘George Soros është një armik i ashpër i maskuar i vlerave që ne besojmë dhe ndajmë’,” shkruan Grenell.

“Kongresmeni Lee Zeldin, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan, kohët e fundit u përball me Sekretarin Blinken për sanksionimin e papritur ndaj Berishës. Sekretari Blinken përcolli pak besim kur iu kërkua justifikim, duke thënë “nuk kam asgjë për të ndarë”. Ndërsa Blinken ishte i paqartë në vazhdimësi ndaj Komisionit, duke mos dorëzuar asnjë informacion apo provë,” shkruan Grenell.

“Sekretari Blinken tani do të përballet me një sfidë të re ndaj autoritetit të tij në formën e gjykatave ndërkombëtare. Javën e kaluar, Gjykata Korrektuese e Parisit njoftoi se do të dëgjonte Berishën dhe pretendimin e tij se Blinken ka shpifur ndaj reputacionit të tij duke e shpallur atë person non-grata,” vijon ai.

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix9 orë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar10 orë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar10 orë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore10 orë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar10 orë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix12 orë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix12 orë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix12 orë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix12 orë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook