Radar
Analisti Genc Burimi: Amerikanët luajtën keq me Berishën! U akuzua për korrupsion pa asnjë provë nga drejtësia shqiptare
Analisti Genc Burimi në lidhje skype për “Open” në Top Channel u shpreh se amerikanët luajtën keq me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke e akuzuar, ndërkohë që drejtësia shqiptare nuk ka asnjë provë për të.
Burimi shtoi se e vetmja gjë që do e qetësonte situatën politike në Shqipëri, do ishte tërheqja e SHBA-ve nga vendimi dhe më pas Berisha të qetësohej.
“Amerikanët duhet të bëjnë një hap. Duhet të tërheqin vendimin ndaj Berishës, siç e bënë edhe me kinezët. Të rivijë paqja në PD. Berisha të qetësohet dhe të shkojë në PD. Por për aq kohë sa Berisha është në mënyrë kaq trashanike i akuzuar për korrupsion, pa asnjë lloj prove të drejtësisë shqiptare, kjo nuk pranohet. Berisha nuk ka tjetër rrugë, Berishën e çuan amerikanët në këtë radikalitet.
Luajtën keq amerikanët, luajtën keq zonja Yuri Kim. SHBA-të duan që Rama të vazhdojë edhe 4 vite me një opozitë të përçarë. Çfarë i solli amerikanëve si dobi futja e Berishës në një listë të zezë. Pas 5 muajve futën Berishën në listë të zezë, e ndanë nga Basha, ndanë PD-në, na bënë gaz të botës. T’ia heqin Bashës këtë lloj ultimatumi që ia vunë si pistoletë”, tha analisti Burimi.