Lidhu me ne

Kioske

Deri në ç’limit mund të shkallmojmë arsyen, besimin, vullnetin tonë për ti thënë “yes”, ndërkombëtarëve ?!

Mallkimi i politikanëve që i thonë “yes” ndërkombëtarëve

Nga Andi Bushati


Pak ditë më parë një politikan i lartë i LDK në Prishtinë, Arben Gashi, bëri një deklaratë sa të sinqertë po aq edhe pështirë gjatë një debati televiziv. Kreu i grupit parlamentar të rugovistëve tregoi se partia e tij, atëherë pjesë e koalicionit me Vetëvendosjen, kishte marrë ultimatum nga diplomati kaubojs Rik Grenell, i dërguari special i Trump, për të rrëzuar qeverinë e Albin Kurtit. 

Në një rrëfim që nxjerr në pah më mirë se gjithçka tjetër mendësinë prej lakejsh të shumë prej politikanëve shqiptarë, Gashi tregoi edhe detaje sesi Grenelli u bënte presion krerëve të LDK-së: edhe 5, 4, 3 ditë u kanë mbetur për të përmbysur një kabinet të zgjedhur me votë popullore.Sesi përfundoi kjo aventurë e shëmtuar tashmë dihet. Diplomati amerikan me anë të presionit dhe shantazhit e realizoi misionin e tij për të përdorur politikën kosovare në vartësi të interesave meskine elektorale të republikanëve, qeveria Kurti 1 u rrëzua, por personazhet që u shfaqën në foto përkrah Grenellit dhe që propoganduan slloganin “nuk i thuhet jo Amerikës”, dolën nga dera e vogël e skenës politike. Vetëvendosja u rikthye në pushtet me dyfishin e votave.

Pak a shumë në të njëjtën kohë kur në Prishtinë debatohej mbi plagën së cilës i hoqi koren Arben Gashi, në Shkup, një beniamin i ndërkombëtarëve, kryeministri Zoran Zaev, dha në mënyrë të papritur dorëheqjen. Partia e tij LSDM humbi thellë besimin popullor në zgjedhjet lokale në Maqedoni, ndonëse kishte përkrahjen e patundur të perendimorëve, madje pranoi të ndryshonte dhe emrin e shtetit e simbolet e tij, vetëm për të qënë e pranueshme për ta.

Ndonëse në dukje pa lidhje me njëra tjetrën, këto dy episode nuk mund të mos jenë prezente në sfondin e asaj që po ndodh në Tiranë. Që prej shpalljes non grata të Sali Berishës nga SHBA dhe vendimit të turpshëm dhe të paprecedent të diplomatëve amerikanë për tu bërë pjesë e lojrave brenda partiake në Shqipëri, Lulzim Bashës po i rrëshqet toka nën këmbë. Foltorja po i rrëmben dita ditës më shumë, krejt bazën e partisë, duke e kthyer liderin e veshur papritmas me flamurin amerikan, në një dordolec qesharak në duart e pushtetit dhe të ambasadores.

Ashtu si Isa Mustafa, Avdullah Hoti e Agim Veliu në Prishtinë, që u zhdukën nga skena, vetëm se u sollën si lakej të Grenellit, ndoshta si Zaevi që pranoi ti ndryshojë emrin e vendit, ndonëse kjo nismë e përkrahur nga ndërkombëtarët nuk u miratua dot në referendum popullor, kreu i PD duket se po pëson të njëjtin fat.

Këto raste fatale, sado larg njëra tjetrës të ngjajnë në plan të parë janë të varura tek një fill i vetëm: tek injorimi që këta personazhe i kanë bërë frymës së njerëzve që i kanë zgjedhur dhe mospërfilljes që kanë treguar ndaj atyre që i kanë besuar.

Krerët e curufiapsur të LDK-së, ndonëse kishin marrë mandat për çkapjen e shtetit dhe për rrëzimin nga froni të banditëve të klanit pronto, u rekën ti zhbënin këto përgjegjësi duke luajtur bllofin me detyrimin që shqiptarët kishin ndaj aleatit të madh që i çliroi nga zgjedha serbe. Zoran Zaevi shkoi në absurd, aq sa u propogandoi qytetarëve të vet që ndiheshin të friksuar për zhbërjen e identitetit kombëtar, trashigimisë dhe kulturës, se ato forcoheshin duke e bërë Maqedoninë pjesë të NATO-s dhe BE. Lulzim Basha ndonëse kur i kërkoi votën për kryetar, nuk i tha demokratëve se kishte ndërmend të përjashtonte Berishën, sot u fshihet atyre pas hipokrizisë, se nuk e ndërmori një akt të tillë ngaqë beson se SHBA ka kë drejtë, por sepse e di se, pa fuqinë e saj, nuk mund të merret pushteti.

Në fakt të treja këto histori, nuk kanë të bëjnë thjeshtë me me fatin personal të Bashës, Zaevit apo Avdullah Hotit. Ato shprehin shpesh një mentalitet që po hedh rrënjë në elitat e korruptuara të vendeve si këto tonat. Ato dëshmojnë shpërfilljen e vullnetit të njerëzve të zakonshëm nga kasta e politikanëve, teknicienëve dhe vendimmarrësve, të cilët reken të zëvendësojnë legjitimitetin e humbur brenda vendit të tyre, me gjoja të qenit të preferuarit e ndërkombëtarëve.

Fatkeqësisht ky shtrembrim sa anti demokratik, aq dhe elitist, nuk është një virus që ka lindur në Ballkan. Atë e kemi eksportuar nga Europa e cila për ditë e më shumë po ndërtohet mbi mitin e dorëzimit të pushtetit që rrjedh nga vota e qytetarëve drejt sundimit meritokratik prej një kaste të përzgjedhur ekspertësh dhe specialistësh. Shembulli më flagrant për këtë e përbën fakti se ndonëse kushtetuta europiane u hodh poshtë me referendume nga zgjedhësit në 2005, në vende si Franca dhe Hollanda, mjaftuan pak vite për të shmangur votuesit dhe për të miratuar të gjitha parimet e rrëzuara përmes traktatit të ri të Lisbonës. Ky lloj anashkalimi i vullnetit popullor nga një BE gjithnjë e më shume nën ndikimin e politikave neo liberale dhe peng të ligjeve të tregut, ka ulur ndjeshëm legjitimitetin e klasës politike tradicionale dhe ka tkurur fuqinë e saj në raport me lëvizjet radikale dhe populiste, gjithmone e më shumë në ekspansion.

Pra, konkluzioni është i njëjtë, si në Bruksel, Paris apo Hagë, si në rajon apo në Tiranë: fati i politikanëve që zgjedhin të shpërfillin vullnetin e zgjedhësve të tyre duke e transferuar atë në super struktura të pa votuara do të jetë i keq, herët apo vonë.

Përfundimet e këtyre eksperiencave nuk mund të na lënë të pandjeshëm edhe ne shqiptarëve, në kohën që në arenën tonë të brendëshme, ka shpërthyer debati, nëse i duhet besuar deri në absurd Amerikës, nëse kemi luksin për ti thënë jo asaj edhe kur nuk na duket e drejtë, pasi po veprove ndryshe, e ke të pamundur të vish në pushtet.

Personalisht, unë nuk kam dilema. Në mendjen time jam i prirur t’i jap të drejtë një juristi të ndershëm, që më tregon disfatat dhe dështimet e reformës në drejtësi, sesa një zyrtari perendimor që do të vazhdojë të ma shesë atë si histori suksesi, një gazetari që filmon në arat me kanabis, sesa ambasadorit të ShBA që lavdëron luftën e Saimir Tahirit kundër drogës, opinioneve të Venecias për mënyrën antikushtetuese që u zgjodhën mititantët e partisë në gjykatën kryesore të vendit, sesa komunikatës që e përkrah këtë shkelje, të dalë nga selia e rrugës së Elbasanit.

Por, kjo është zgjedhje që ka të bëjë me formimin, integritetin dhe besimin e gjithë sejcilit. Dikush i beson forcës së logjikës ndërsa një tjetër logjikës së forcës.

Por, për të zgjidhur dilemën mes këtyre dy grupimeve pyetja që duhet të shtrojmë sot është themelore: se deri në ç’pikë mund të krruesemi përpara kësaj të dytës? Deri në ç’limit mund të shkallmojmë arsyen, besimin, vullnetin tonë për ti thënë “yes”, ndërkombëtarëve, ambasadorëve dhe atyre që s’mbajnë asnjë përgjegjësi me votë për gafat që mund të shkaktojnë në këtë vend?

Natyrisht, që të shtrosh këtë pyetje nuk të bën as domosdoshmërisht anti perendimor dhe as përfundimisht anti amerikan.

Synimi dhe qëllimi i këtij debati duhet të jetë tregimi me gisht i të gjithë sharlatanëve që duan të shmangin legjitimitetin popullor dhe vullnetin e shumicës duke u sjellë si lakej të të huajit të radhës që i ka rënë rruga në këtë vend. Ata janë mbartësit e një virusi të dëmshëm për shoqërinë shqiptare. Ata janë predikuesit e nënshtrimit, frikës, ç’burrërimit të qytetarit aktiv. E keqja e tyre nuk është se marrin në qafë edhe ata që pretendojnë të mbrojnë, si në rastin e neveritshëm të Agim Veliut në Kosovë, apo atë fatkeq të Bashës në Shqipëri.

Dëmi i tyre është se tentojnë prodhojnë një sistem ku vendimet e një kaste mbizotërojnë mbi votën e shumicës. Prandaj duhen denoncuar ata që bërtasin: “nuk i thuhet kurrë jo Amerikës”./lapsi.al

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook