Mix
Salma Hayek si një revansh ndaj fyerjeve jo vetëm të regjisorit Weinstein: Nuk ishte i vetmi. Në Hollivud gratë i trajtojnë keq

Bëri bujë dje rrëfimi i Salma Hayek për punën me producentin Harvey Weinstein. Ajo tregoi sesi ai i thoshte që duhej të qëndronte e bukur, sesi e kishte ngacmuar dhe në fund si e kiste detyruar të bënte një skenë nudo, vetëm që ta shikonte vetë ai.
Megjithatë Salma Hayek tregon sesi Weinstein nuk është i vetmi që sillej keq me gratë në Hollivud e që i trajtonte keq. Madje jo vetëm në Hollivud, kudo.

“Weinstein nuk është i vetmi burrë që siguron pozitat e tij duke e ditur se mund të shkatërrojë gratë”, thotë Salma.
“Weinstein nuk është i vetmi. Ne jemi vajza! Sulmohemi kudo! Kështu që mësoni të jeni të guximshme. Nuk është e lehtë, por duhet”, shton aktorja.
Në të njëjtën intervistë Salma tregoi: “Kur Harvey Weinstein më thërriste gjatë realizimit të rolit dhe bërtiste: Pse e ke këtë vetull të bashkuar e pse ke mustaqe? Nuk të punësova që të dukesh e shëmtuar! Thosha me vete: Po ky a ka parë ndonjëherë ndonjë foto të Frida Kahlo-së?”



