Lidhu me ne

Mix

Michelle Wu, një kryetare bashkie për vendin që ka zgjedhur gjithmonë burra të bardhë

Votuesit e Bostonit, shënuan një moment kyç në historinë e gjatë politike të qytetit, duke zgjedhur për herë të parë një grua në postin e kryetares së bashkisë, e cila është njëkohësisht edhe aziatiko-amerikania e parë që zgjidhet në këtë detyrë. Michelle Wu shërbente në këshillin e qytetit.

Fitorja e zonjës Michelle Wu shënon një pikë kthese për qytetin. Përpara zgjedhjes së saj Bostoni ka zgjedhur vetëm burra të bardhë si kryetarë bashkie.

Zonja Wu kandidoi përballë Annissa Essaibi George. Fitorja e saj është dëshmia më e fundit se sa shumë ka ndryshuar Bostoni, kryebashkiakët e së cilit deri tani kishin mbiemra irlandezë.

Zonja Wu nuk do të ketë shumë kohë për të shijuar fitoren, ajo pritet ta bëjë betimin më 16 nëntor.

Ne jemi gati për këtë moment, jemi gati për një Boston të ri për të gjithë. Një Boston që nuk i nxjerr njerëzit jashtë, por i mirëpret të gjithë ata që e quajnë qytetin tonë shtëpi”, tha zonja Wu.

Pak përpara se të mbante fjalimin e fitores zonja Wu, zonja Essaibi George e pranoi humbjen.

Dua ta përgëzoj Michelle Wu. Ajo është gruaja e parë, personi i parë me ngjyrë si dhe aziatiko-amerikania e parë e zgjedhur për të qenë kryetare e bashkisë së Bostonit dhe kjo nuk është diçka e vogël”, tha ajo.

Zonja Wu kishte marrë mbështetje nga shumë politikanë të njohur përfshirë nga kryebashkiakia në detyrë Kim Janey, senatorët e SHBA-së Elizabeth Warren dhe Edward Markey, dhe ligjvënësja Ayanna Pressley, një ish-këshilltare e qytetit të Bostonit dhe anëtare e të grupit të ligjvënëseve demokrate në Kongres i ashtuqujtur “Skuadra”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar22 orë më herët

Korea e Veriut dërgoi 14 mijë trupa në Ukrainë dhe 16 000 kontenierë me armatime

Agjencia “Reuters” publikon së fundmi një investigim të vetin për linjën e furnizimit të Rusisë nga Korea e Veriut gjatë vitit...

Radar1 ditë më herët

“Where to pee in Gjirokastra?”

Nga Auron Tare Pa mbërritur në oborrin e Gjimnazit “Asim Zeneli” në rrugicën kryesore që futesh në Palorto, pashë nja...

Mix1 ditë më herët

Si të bëhesh viral në Youtube? MrBeast ndoqi këtë strategji

Nëse keni ndjekur YouTube-in gjatë dekadës së fundit, është e pamundur të mos keni hasur emrin e tij, MrBeast, ose...

Kioske2 ditë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske2 ditë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar2 ditë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix2 ditë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix2 ditë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar2 ditë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix2 ditë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Facebook