Lidhu me ne

Temporal

Samiti i Klimës/ Udhëheqësit botërorë premtojnë t’i japin fund shpyllëzimit deri në vitin 2030, mes tyre edhe Rama


Më shumë se 100 liderë botërorë kanë premtuar t’i japin fund shpyllëzimit deri në vitin 2030, në marrëveshjen e parë të madhe të samitit të klimës COP26.

Siç shkruan BBC, kjo marrëveshje përfshin pothuajse 14 miliardë paund (19.2 miliardë dollarë) fonde publike dhe private.

Ekspertët e mirëpritën masën, por paralajmëruan se një marrëveshje e mëparshme në vitin 2014 kishte “dështuar fare të ngadalësonte shpyllëzimin” dhe duhej të përmbusheshin angazhimet.

Prerja e pemëve kontribuon në ndryshimin e klimës sepse varfëron pyjet që thithin sasi të mëdha të CO2.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, tha se “më shumë liderë se kurrë më parë” – gjithsej 110 – ishin angazhuar në këtë marrëveshje.

“Ne duhet të ndalojmë humbjen shkatërruese të pyjeve tona dhe t’i japim fund rolit të njerëzimit si pushtues i natyrës, dhe në vend të kësaj të bëhemi kujdestarë të natyrës.“- tha Johnson.

Samiti dy-javor në Glasgow shihet si vendimtar nëse ndryshimi i klimës do të vihet nën kontroll. Vendet që kanë nënshkruar këtë zotim përfshijnë Kanadanë, Brazilin, Rusinë, Kinën, Indonezinë, Republikën Demokratike të Kongos, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe. Mes tyre edhe Shqipëria e cila përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama (kliko këtu për listën e plotë).

Një pjesë e fondeve do të shkojnë në vendet në zhvillim për të rivendosur tokat e dëmtuara, për të trajtuar zjarret dhe për të mbështetur komunitetet indigjene.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar1 ditë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix1 ditë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix1 ditë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix1 ditë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar1 ditë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix1 ditë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix1 ditë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix1 ditë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook