Lidhu me ne

Mix

Puna nga shtëpia, ja cilat janë avantazhet dhe disavantazhet


Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar jo vetëm mënyrën se si lidhemi me të tjerët, por edhe mënyrën se si punojmë. Kemi folur jo pak herë mbi të mirat dhe të këqijat e të punuarit nga shtëpia, për telefonatat pas orarit të punës dhe si të organizohemi më së miri për këtë lloj pune.

Një studim i fundit i kryer nga kompania “Microsoft” dhe e botuar në “Nature Human Behavior”, analizoi sesi kalimi nga zyra në shtëpi ndikoi në marrëdhëniet midis punonjësve të kompanisë dhe ditëve të tyre, duke vënë në dukje një rritje të orëve javore të punës por edhe një ulje të bashkëpunimit midis kolegëve.

Më pak bashkëpunim dhe shkëmbim informacioni

Studimi që u fokusua në 6 muajt e parë të vitit 2020, analizoi punën e më shumë se 61.000 punonjësve të Microsoft-it, të cilët të vetmuar pas kompjuterave të tyre, ndërvepruan më pak me njëri-tjetrin. Kjo mungesë e shkëmbimit të ideve, mund të dëmtojë kompaninë në terma afatgjatë, duke ndikuar negativisht tek inovacionet.

“Ekziston një avantazh konkurrues në të ashtuquajturin “transferim i njohurive”, gjatë të cilitnjë grup njerëzish nga një kompani, ndan përvojat e tyre me një grup tjetër njerëzish të së njëjtës kompani”- nënvizojnë studiuesit.

Gjatë muajve të pandemisë aktuale, ndryshoi edhe mënyra e bashkëveprimit me kolegët nëdistancë. Bisedat e shkurtra në zyrë ata i kanë zëvendësuar jo me telefonata dhe video-telefonata, por me e-mailet që janë komunikime më të ftohta (dhe shpesh të keq–interpretueshme) dhe mesazhet në chat.

Më shumë punë?

Nga ana tjetër, analiza konstatoi një rritje prej 10 për qindtë totalit të orëve të punës nga punonjësit, e llogaritur si intervali midis fillimit të punës së parë dhe përfundimit të punës së fundit. Megjithatë studiuesit theksojnë se kjo llogaritje mund të jetë e pavërtetë dhe se rritja mund të vihet re vetëm në dukje. Kjo pasi sipas tyre “të njëjtat orë pune mund të shpërndahen gjatë gjithë ditës, të ndërthurura me shpërqendrime apo aktivitete të tjera”.

Ajo që del nga studimi është se puna nga shtëpia mund të mos jetë alternativa më e mirë

për një kompani. “Efektet e vëzhguara në bashkëpunimin dhe komunikimin midis punëtorëve do të kenë me siguri ndikim tek produktiviteti edhe në një periudhë afatgjatë, edhe tekinovacioni”-theksojnë studiuesit.

Ata theksojnë se zgjidhja më e mirë, është alternimi i punës në shtëpi dhe zyrë, duke i ndarë punonjësit në grupe që e gjejnë veten duke punuar së bashku vetëm disa ditë të javës në kompani, ose duke vendosur të njëjtat orë të alternuara për të gjithë ekipin.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore4 ditë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal5 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar5 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike5 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet5 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske5 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar5 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar5 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar5 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook