Radar
Gruaja në “Foltoren” e Berishës: Më mirë fle 100 ditë në asfalt sesa të shlyej borxhet e Edi Ramës për 100 vjet
Gjatë “Foltores” në Kamëz, një mbështetëse e Partisë Demokratike, i tha Sali Berishës se duhen protesta të vazhdueshme për të rrëzuar sipas saj regjimin e Edi Ramës.
Demokratja me origjinë nga Shkodra që jetonte në Kamëz prej 20 vitesh, shprehu kundërshtinë e saj me protestat që kishte zhvilluar Lulzim Basha. Ajo i quajti ato si “protesta kafe”.
“Të flemë në asfal aty, derisa të rrëzojmë regjimin e Edi Ramës. Më mirë fle 100 ditë në asfalt sesa të shlyej borxhet e Edi Ramës për 100 vjet”, i tha gruaja ish-kryeministrit Sali Berisha.