Lidhu me ne

Sport

“Është klubi që dua”, Messi mendon për kthimin te Barcelona

Lionel Mesi ishte një nga blerjet e bujshme në merkaton verore teksa u transferua nga Barcelona në Paris për të luajtur me këta të fundit. Gjatë një interviste për iberiken “Sport”, ylli argjentinas ka folur edhe për largimin nga katalanasit, por edhe me idenë e jetesës pa Barcelonën:

Nga Barcelona në Paris – “Ishte një ndryshim i madh që, siç thashë në atë kohë, nuk e imagjinoja. Për fat të mirë, unë tashmë jam i vendosur, fëmijët janë tashmë në shkollë, pak a shumë jemi të pozicionuar në rutinën e përditshme. Ne jemi të lumtur.”

Jeni mësuar me idenë e largimit nga Barça? – “Po, edhe sot e kësaj dite, kur i shikoj ndeshjet, më bën të ndihem i tillë ose më bën të dëshiroj, ose më kujtohen gjëra nga ndeshjet në ‘Camp Nou’, me tifozët. Jam duke rijetuar pak nga gjithçka që ishte. Tani, jam më i qetë, më i asimiluar dhe padyshim, mendoj për gjithçka kam këtu dhe për atë që vjen në aspektin sportiv dhe familjar. Ne po shijojmë edhe këtë qytet, i cili është i mrekullueshëm pavarësisht motit.”

A do të kishit luajtur falas? – “E vërteta është se, bëra gjithçka që ishte e mundur për të qëndruar, kurrë në asnjë moment nuk më kërkuan të luaja falas. Më kërkuan që të ulja rrogën me 50% dhe e bëra pa problem. Ne ishim në gjendje të ndihmonim më shumë klubin. Dëshira imja dhe e familjes sime ishte të qëndronim në Barcelonë. Askush nuk më kërkoi të luaja falas, por në të njëjtën kohë më duket se fjalët që tha presidenti nuk janë me vend. Fjalët e Laportas më lënduan sepse mendoj se ai nuk kishte nevojë ta thonte këtë, është njësoj si të të heq topin dhe të mos marrësh përsipër pasojat e tij, ose të marrësh përgjegjësinë për gjërat. Kjo i bën njerëzit të mendojnë ose gjeneron një lloj dyshimi që unë mendoj se nuk e meritoj. Nuk kam folur më me Laportën”.

Barcelona aktuale – “Barcelona është një skuadër e shkëlqyer, luan shumë mirë. I shoh sa herë që mundem. U shfaqën lojtarë të rëndësishëm dhe shumë të mirë, siç është rasti i Gavit. Në nivel ekipi janë mirë. Me rikthimin e Agueros dhe Dembelesë, nëse ai kthehet në formën optimale, ata do të jenë një ndihmë e madhe për ekipin.”

Marrëdhënia me ish-shokët e skuadrës – “Flas shpesh me Agueron, i cili nuk ishte thjesht shok skuadre, por një mik i madh. Me Busketsin dhe me Zhordi Alban flas shpesh.”

Zhgënjimi nga ish-shokët e skuadrës – “Nuk jam i zhgënjyer, sepse i njoh përmendësh të gjithë. Ata ishin pranë meje dhe më mbështetën në çdo moment.”

Rikthimi te Barcelona? – “Po, gjithmonë kam thënë se do të doja të ndihmoja klubin në çfarëdo mënyre. Do të doja të isha në të ardhmen në rolin e drejtuesit teknik. Nuk e di nëse do të ndodhë te Barcelona apo jo. Nëse ka mundësi do të doja të kontribuoja sa më shumë që të mundem sepse është klubi që dua”. /PanoramaSport.al

MË TEPËR

Mix17 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar18 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix20 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix20 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix20 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix20 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar20 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix20 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix21 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix21 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook