Lidhu me ne

Aktualitet

Emigrimi i të rinjve, boshatis Shqipërinë

Popullsia në Shqipëri, po shkon drej moshimit.

Tëe dhënat e INSTAT tregojnë se numri i lindjeve sa vjen dhe është më i ulët dhe emigrimi i të rinjve sa vjen dhe shtohet.

Piramida e popullsisë e hartuar nga INSTAT jep një pamje të qartë të popullsisë, duke treguar se sa njerëz ka në vend, të moshave të ndryshme dhe nëse ka ndonjë ndryshim në numrin e meshkujve dhe femrave.

Nga mënyra se si popullsia është e përbërë tani, piramida duket më shumë si një kullë. Kjo për shkak se numri i të moshuarve është rritur në popullsi.

Në të njëjtën kohë, të rinjtë kanë emigruar dhe numri i lindjeve ka ardhur në ulje.

Disa nga vijat (horizontale) janë veçanërisht të gjata. Kjo për faktin se aktualisht ka më shumë njerëz në grup moshat 20-24, 25–29 dhe 55–59 vjeç. Kjo pasqyron faktin që shumë fëmijë kanë lindur në vitet 1960 dhe në vitet 1990.

Piramida tregon meshkujt dhe femrat veçmas

Grafiku tregon se sa meshkuj dhe femra të grup-moshave të ndryshme ka pasur më 1 janar 2011 dhe 1 janar 2021.

Në ilustrimin e mësipërm janë krahasuar 2011 dhe 2021. Grupi i moshave më të vjetra është në krye – të rinjtë janë në fund.

Grup-moshat shpjegojnë strukturën e popullsisë sipas moshës në një kohë të caktuar, ku:

Ekziston një tendencë e plakjes së popullatës;

Një reduktim i bazës së piramidës është rezultat i rënies së numrit të lindjeve;

Një zmadhim i majës së piramidës është rezultat i rritjes së jetëgjatësisë;

Të rinjtë kanë prirje të emigrojnë dhe kjo zvogëlon përqindjen e të rinjve duke rritur atë të të moshuarve.

Përbërja gjinore tregon se sa meshkuj dhe femra janë në mosha të ndryshme, në një kohë të caktuar, ku për Shqipërinë, shifrat rezultojnë thuajse të barabarta, për si vijon:

Më 1 Janar 2011 më shumë meshkuj se femra jetonin në Shqipëri: 50,1 % ishin meshkuj dhe 49,9 % femra. Më 1 Janar 2021 shifrat ndryshuan: 49,8 % ishin meshkuj dhe 50,2 % femra

Si duket piramida e popullsisë për një vit të veçantë varet nga:

Sa kanë lindur në vite të ndryshme?

Në 2020 kanë lindur rreth 28,1 mijë foshnja krahasuar me rreth 34,3 mijë në 2011.

Sa gjatë jetojnë njerëzit?

Jetëgjatësia në lindje është rritur nga 2011 në 2020 për të dy gjinitë. Në vitin 2020 jetëgjatësia në lindje u vlerësua në 75,2 vjet për meshkuj dhe 79,6 vjet për femra. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 4 vjet më shumë se burrat.

Sa imigrojnë dhe emigrojnë?

Gjatë periudhës 2011-2020 emigruan mesatarisht çdo vit rreth 42 mijë njerëz jashtë vendit, ndërsa rreth 24 mijë njerëz imigruan brenda vendit.

Të porsalindurit

Gratë në Shqipëri po lindin më pak fëmijë sot sesa kohë më parë, duke ngadalësuar kështu shtesën natyrore të popullsisë. Gjatë vitit 2020 kanë lindur 28.075 foshnja, krahasuar me 34.285 në vitin 2011. Kjo tregon një rënie prej 6.210 lindjesh. Lindin pak më shumë djem sesa vajza. Raporti gjinor në lindje është 107, që tregon se për çdo 100 vajza të lindura, lindin 107 djem.

Më shumë gra në moshë të madhe

Duke filluar nga mosha 40 vjeç, zakonisht ka më shumë gra se burra në secilën grup-moshë të popullsisë; kjo për shkak se gratë kanë prirjen të jetojnë më gjatë.

Jetëgjatësia në lindje e ilustron më së miri këtë: siç e përmendëm edhe më parë, ka pasur një rritje nga 2011 në 2020 për të dy gjinitë. Në 2020 jetëgjatësia në lindje u vlerësua në 75,2 vjet për meshkujt dhe 79,6 për femrat. Kjo do të thotë se gratë pritet të jetojnë rreth 4 vjet më shumë se burrat.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix14 orë më herët

Jay Z dhe Beyonce kërcënohen me jetë

Jay-Z dhe Beyoncé janë në gatishmëri të lartë pasi morën kërcënime me vdekje pas rrëzimit të padisë për përdhunim kundër...

Mix14 orë më herët

10 shenja që tregojnë se mbase duhet të hiqni dorë nga kafeina

Kafeina mund të jetë një dozë energjike magjike që ju ndihmon të zgjoheni në mëngjeset tuaja, por për disa njerëz,...

Mix15 orë më herët

Çiftet e martuara që qëndrojnë çmendurisht të dashuruar për dekada, shfaqin këto 6 tipare

Jo të gjitha marrëdhëniet janë të bukura dhe me shkëlqim përgjithmonë. Shumë njerëz heqin dorë nga marrëdhënia e tyre pasi...

Mix15 orë më herët

Letra e shkruar nga Isaac Newton në 1704 parashikon DATËN e saktë të fundit të botës

Një letër nga shkencëtari i njohur anglez Sir Isaac Newton parashikonte se kur do të përfundonte bota siç e njohim...

Radar15 orë më herët

Berisha: Vrasja e Mehmet Shehut e ka një ngjashmëri me rastin e Veliajt

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se ka një ngjashmëri mes vrasjes së Mehmet Shehut dhe arrestimit të...

Radar15 orë më herët

Arresti për Veliajn, i jashtëzakonshëm?! SPAK: 236 arreste për 2024-n

Ku qëndron pra e jashtëzakonshmja në praktikën e SPAK pêr zyrtarët? Askund veç faktit që u dogj një karrierë politike...

Mix15 orë më herët

Shenjat e horoskopit që kurrë nuk duhet të dashurohen me njëra-tjetrën

Përpara se të përfshiheni kokë e këmbë në një lidhje të re, kini parasysh që yjet mund të kenë planifikuar...

Radar15 orë më herët

Nisma “Sy m’Sy” në gjithë Shqipërinë; a po kopjon Rama sloganin “Cep më Cep” të Albin Kurtit?

Edi Rama dhe Albin Kurti Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme se së shpejti do të nisë maratona...

Mix15 orë më herët

Rolls-Royce prezanton modelin më të fuqishëm të historisë së vet, për 370 mijë euro

Rolls-Royce ka nxjerrë në shitje modelin më të fuqishëm të historisë së vet, Black Badge Spectre, një supermakinë elektrike që kushton rreth...

Radar15 orë më herët

“Shumica e vajzave shqiptare duan meshkujt e fortë, admirojnë banditët”

“Shumica e vajzave preferojnë meshkujt e fortë” – Kështu u shpreh psikologia Aurela Agalliu. Teksa u diskutua mbi krimet e...

Facebook