Radar
Edita Tahiri kërkon të shpallet “non grata” djali i George Sorosit: Punoi hapur për shkëmbimin e territoreve të Kosovës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri i ka cilësuar lojëra të rrezikshme takimet e Aleksandër Soros, djali e George Sorosit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, si dhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Përmes një postimi në Facebook, ajo shkruan se Kosova duhet të shpallë “non grata” djalin er Sorosit, i cili sipas saj, punoi hapur për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Edi Rama ne Beograd, djali i Sorosit pardje ne Prishtine….Lojera te rrezikshme. A ka kush ta ndal Ramen dhe a ka kush ta shpall ‘persona non grata’ djalin e Sorosit qe hapur punoi per ‘shkembimin e territoreve’”, ka shkruar Tahiri në Facebook.