Lidhu me ne

Radar

CDU do i drejtohet bazës për kryetarin e ri, do të zgjidhet në janar

CDU thyen traditën dhe i drejtohet bazës për kryetarin e ri, do

CDU-ja ka vendosur të caktojë kryetarin e saj të ri me anë të një sondazhi të anëtarëve. Ai do të zgjidhet zyrtarisht në një kongres federal të partisë në fund të janarit. Kryesia Federale e partisë e miratoi njëzëri këtë procedurë, tha kreu i partisë Armin Laschet.

Kongresi i partisë do të mbahet më 21 dhe 22 janar 2022 në Hanover. Do të jetë hera e parë në historinë e saj që CDU do ta bëjë zgjedhjen e kryetarit federal të varur nga një referendum anëtarësh. Një konferencë e delegatëve të qarqeve të shtunën e kaluar kërkoi me shumicë të madhe pikërisht këtë.

Sipas kalendarit të kryesisë së CDU-së, 400 mijë anëtarët do të informohen për zgjedhjet për kryesinë e partisë me letër nga 15 nëntori e në vazhdim. Fletët e votimit do të dërgohen në fillim të dhjetorit dhe votimi mund të fillojë më 3-4 dhjetor. Numërimi dhe shpallja e rezultateve është planifikuar për 17 dhjetor.

Megjithatë, statutet e partisë nuk parashikojnë një zgjedhje të detyrueshme të kryetarit të partisë nga baza. Prandaj, fituesi i sondazhit të anëtarëve duhet të zgjidhet zyrtarisht në detyrë nga delegatët në kongresin federal të partisë. 

“Me këtë procedurë, ne mund të shkojmë me besim në zgjedhjet e landeve federale vitin e ardhshëm,” tha kreu i partisë Laschet.

 Megjithatë, tha ai, ky hap është unikal dhe statuti nuk duhet të ndryshohet.

Riorganizimi i partisë do të zgjasë në këtë mënyrë më shumë sesa do të donin shumë anëtarë të partisë. Para takimit, disa politikanë të CDU-së kishin shprehur dëshirën që çështja e lidershipit të zgjidhej para fundit të vitit. Megjithatë, sipas qendrës së partisë, koha për këtë nuk mjafton.

Kryeministri i landit federal të Zarës, Tobias Hans, i cili duhet të përballet që në mars me zgjedhjet e landit, tha para takimit se një kongres federal i partisë jo më herët se viti i ardhshëm do të ishte “shumë i vonuar”. Prandaj kongresi i partisë duhet të mbahet këtë vit. Kjo është ambicioze, tha ai, por e realizueshme.

“Shqetësimi im është që të marrim vendime të shpejta, në mënyrë që të kemi shpejt qartësi,” tha kryeministri i landit të Rinit Verior-Vestfalisë, Hendrik Ëüst. Në landin e Rinit Verior-Vestfalisë do të zgjidhet në në maj një parlament i ri. Kryetari i CDU-së për Hamburgun, Christoph Ploß deklaroi se më e mira do të ishte që çështja “se kush do të jetë kryetari i ri të zgjidhet deri në Krishtlindje”.

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook