Mix
Dua Lipa / Suksesi historik, e vetmja femër që ka qëndruar më gjatë në top 10 të “Billboard Hot 100”

Dua Lipa nuk ka të ndalur. Ajo po përjeton sukses pas suksesi dhe i radhës është një rekord.
Hit i saj, “Levitating” po qëndron në “Top 10” të top-listës “Billboard Hot 100” edhe këtë javë, duke u bërë kështu artistja e vetme femër që qëndron kaq gjatë në këtë listë, me 41 javë gjithsej.
Artistja shqiptaro-britanike e publikoi “Levitating” në bashkëpunim me DaBaby, në tetor të vitit të kaluar, dhe deri tani kënga ka grumbulluar mbi 393 milionë klikime në YouTube.
Kujtojmë se kënga e fundit që artistja ka publikuar është bashkëpunim i suksesshëm me artistin britanik, Elton John “Cold Heart”.
