Lidhu me ne

Radar

Situata e Covid-19 në Shqipëri, imunologu: 70% e popullsisë është imune, janë frenuar infektimet

Situata e Covid-19 në Shqipëri, imunologu: 70% e popullsisë

Mjeku imunolog Ilir Alimehmeti u shpreh se situata aktuale pandemike në Shqipëri është frenuar disi, teksa shpreson që edhe rastet e reja të bien.

“Aktualisht ka një frenim të rasteve të reja. Shpresojmë që rastet e reja të bien. Por shohim që rastet e rënda janë tek njerëzit e pa imunizuar,” theksoi Alimehmeti.

I pyetur nëse pacientët duhet t’i drjetohen spitaleve, Alimehmeti tha se ësht ëprimar ndjekja e rastit në spital, teksa theksoi se pjesa dërrmuese e të shtruarve aktualisht janë të pa imunizuar.

“Ndjekja spitalore është primare. Shifrat nuk i kemi aq të larta fatmirësisht, siç kemi qenë në janar-shkurt. Në këto momente që flasim kemi të shtruar 160. Shohim që shumica dërrmuese janë persona të pa imunizuar. Po t’i pyesësh sot që a do të vaksinoheshin nëse e do e dinin këtë situatë, ato do të thoshin po patjetër,” tha imunologu.

Alimehmeti u shpreh se afro 70% e popullsisë është imunizuar ndaj Covid-19, ndërsa 38% e saj thuhet se e ka kaluar Covid-19 në mënyrë natyrale. Numrit të të infektuarve dhe atyre që kanë fituar imunitete, Alimehmeti theksoi se i shtohen edhe të vaksinuarit.

“Termi imunizim është shkencor, nuk është diskutim social, por mjekësor. Kjo do të thotë se vaksinuar plus kaluar në mënyrë natyrore. Studimi i Akademisë së Shkencave, doli 73.3% imuniteti, patjetër që kjo është në rritje. Por në nivel shteti, kjo shifër është më poshtë. Por ndërkohë janë shtuar vaksinimet. Do të thoja fare mirë që në Shqipëri si mesatare, 38% e popullatës e kanë kaluar në mënyrë natyrore dhe plus kemi të vaksinuar. Ne qëndrojmë diku te 70% e imunizimit, që është shifër e lartë, por jo e mjaftueshme. Pa i dhënë notë situatës së menaxhimit, por them se nga ky moment nuk duhet të ketë diskutime mbylljeje, nëse qëndrojmë në këto ritme që jemi,” tha Alimehmeti.

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore3 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar3 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix3 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar3 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar3 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix4 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix4 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix4 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix4 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook