Lidhu me ne

Mix

Si të çmendni një mashkull ? Nuk ka asnjë shans që burrat të mos fiksohen pas këtyre cilësive

Nuk ka asnjë shans që burrat të mos fiksohen pas këtyre

Nëse keni këto tipare dhe ai nuk dashurohet brenda 48 orëve me ju, s’është i duhuri!

1- Jini e pavaruar

Indiferenca ëshë një ndër gjërat që e bën atë të çmendet. Nuk ka gjë më tërheqëse se një vajzë që e di se kush është dhe se nuk ka nevojë për miratimin apo konfirmimin e askujt. Ajo e di se çfarë do, si ta marrë atë dhe nuk është kurrë tip i ‘ngjitur’. Ky është tipi i vajzës që e bën një mashkull të çmendet. E fortë, e pambështetur te askush dhe që zgjedh një mashkull për hir të dashurisë dhe jo sepse ka nevojë për të.

2- Lëreni t’ju dëshirojë gjithmonë e më shumë! 

Gjithmonë lëreni atë të dëshirojë më shumë! Burrat pëlqejnë të luftojnë për të marrë atë që duan. Ndaj nëse ai merr gjithçka tënden në një pjatë të artë dhe nëse ju ja bëni atij të kuptojë se është mashkulli që dëshironi, ai e kupton se lidhja me ju është diçka e lehtë dhe atij s’do t’i duhet shumë punë. ‘E lehta’ nuk e bën atë të çmendet. Çfarë do ta bëjë atë t’ju puth duart është që ju t’i jepni atij pëlqimin pak nga pak. Bëjeni atë të kuptojë se i duhet shumë punë për t’ju pasur ju në krahë.

3- Ji e paparashikueshme

Të jesh e parashikueshme është e mërzitshme. Është diçka rutinë, fare e lehtë. Vajzat e paparashikueshme që dinë si t’i ndezin situatat do ta kenë patjetër vëmendjen e të tjerëve. Atij do t’i ikë truri nëse ju bëni diçka që është tërësisht jashtë normales dhe konsiderohet si e pazakontë.

4- Ji argëtuese

Çdo njëri dëshiron pranë një person argëtues dhe të dashur. Çdo mashkull që sheh se ju jeni një vajzë që garanton momente të lumtura, bën gjëra argëtuese, është aktive, pa komplekse do të vijë pas jush. E vërteta është se shumica e vajzave nuk janë shumë të lirshme dhe shpesh bien pre e bisedave trishtuese. Duhet thënë se një vajzë argëtuese dhe e qeshur sigurisht që do të bënte çdo mashkull të çmendej.

5- Vetbesimi është çelësi

Kjo është këshilla më e mirë që çdo kush mund të të japë! Njerëzit shohin vetëm atë që ju i tregoni atyre, nëse ju do e shfaqni veten në një mënyrë të caktuar, ajo do të jetë mënyra se si ata do t’ju perceptojnë ju. Kjo vlen për shumë gjëra në jetë, por është absolutisht e vlefshme kur vjen puna te një lidhje. Nuk ka asgjë më joshëse sesa një vajzë e sigurtë në vetvete dhe që i di vlerat e saj.

6- Vështrimi në sy

Një vështrim i thellë dhe për një kohë të gjatë në sytë e tij është gjëja e duhur që mund të ndezë shkëndija dhe të trazojë mendjen e tij. Shkëmbimi i shikimit mes të dyve në momentin e duhur mund të jetë magjik dhe të nxjerrë në pah emocione, që ai as që e dinte se i kishte.

7- Surprizojeni atë

Kjo nuk vlen për surprizat materiale sepse ato do të keni kohë plot për t’i bërë. Tregojini atij se ju jeni shumë më shumë sesa ai mendon. Nëse ai ju ka parë në shumicën e rasteve si një vajzë me klas dhe elegancë atëherë tregoji anën tuaj tjetër. Bëhuni ‘një vajzë e keqe’ dhe lëreni veten të lirë. Bëni çdo gjë që ai as që e pret nga ju.

Gjëja me e rëndësishme është të jeni vetvetja, mos u bëni dikush tjetër. Jeni thjesht duke  treguar një anë tjetër tuajën. Mos u përpiqni të hiqeni si dikush tjetër, vetëm për t’i rënë në sy një mashkulli. Nëse e bëni në mënyrën e duhur, ai me siguri do të dëshirojë të dijë shumë më shumë për ty dhe dhe të tentojë t’ju njoh më shumë.

Burimi: Bustle

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Michelle dhe Barack Obama drejt DIVORCIT?

Në mediet e huaja, kryesisht ato amerikane prej disa ditësh, kanë nisur spekulime për një divorc të mundshëm të ish-presidentit amerikan...

Radar1 ditë më herët

Berlusconi shpiku oligarkinë moderne, Elon Musk po e zgjeron atë

Shkruar nga Francis FukuyamaDonald Trump dhe Elon Musk / Në vitin 2020, ne thamë se platformat e mëdha të internetit...

Mix1 ditë më herët

“S’ka burrë që më rreh mua”, Anita Haradinaj për aludimet: Dy herë jam rrëzuar prej takave

Moderatorja Anita Haradinaj iu është adresuar sërish raportimeve të mediave kosovare disa vite më parë se ajo u dhunua nga bashkëshorti...

Sport2 ditë më herët

Tyson me vetëm një blerje, ka shpenzuar të gjithë 20 milionët e fituar ndaj Jake Paul

Mike Tyson ka shpenzuar thuajse të gjitha paratë që fitoi nga ndeshja e boksit kundër Jake Paul. As nuk pati...

Mix2 ditë më herët

Rivaliteti Bezos-Musk, Blue Origin lëshon në hapësirë raketën New Glenn

Kompania e hapësirës e themeluar nga Jeff Bezos, Blue Origin, ka arritur të lëshojë për herë të parë në orbitë...

Radar2 ditë më herët

“PS merr mbi 50% të votave nëse zgjedhjet bëhen sot, Rama më i pëlqyeri” – Sondazhi

Në sondazhin e kryer nga sondazhisti Eduard Zaloshnja, PS-ja do merrte mbi 50% të votave nëse zgjedhjet do mbaheshin sot....

Radar2 ditë më herët

Marrëveshje 100-vjeçare mbrojtjeje Britani e Madhe-Ukrainë

Kryeministri britanik Keir Starmer ka firmosur një marrëveshje 100-vjeçare partneriteti me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy në atë që Associated Press...

Kryesore2 ditë më herët

Akuza: Ndaloi djalin e Samir Manes, drejtuesit i bënë presion, polici tentoi vetëvrasjen!

Ngjarja e një polici të hedhur nga një pallat në Tiranë zbulon një situatë të rëndë në këtë vend që po...

Kryesore2 ditë më herët

Sloganet e partive politike dhe mesazhet– si do të ndikojnë në fushatën zgjedhore?

Gëzim Mekuli – Njohës i mediave dhe retorikës Sloganet e bëra publike nga partitë politike për zgjedhjet e shumëpritura të...

Radar2 ditë më herët

Gazetarja e njohur: Kam 10 shoqe beqare, asnjë burrë shqiptar nuk i do

Gazetarja e njohur Iva Tiço ka qenë e ftuar në emisionin Opinion, ku u diskutua tema: “Pse po vështirësohen martesat...

Facebook