Lidhu me ne

Kryesore

Dëshmia tronditëse e politikanes boshnjake: Palmer më konfirmoi ndarjen e Kosovës. Berisha paska folur drejtë

“Administrata amerikane duhet të distancohet nga zoti Pallmer”. Sepse siç dëshmojnë dokumentat tashmë, angazhimi i tij është i kompromentuar”.

Kështu shkruan Sabina Çudiç, nënkryetarja e partisë boshnjake Nassa stranka, në Bosnje Hercegovinë, duke zbardhur edhe bisedat që ka patur me të dërguarin amerikan në rajon dhe planet e tij për ndarjen e Kosovës.

Çudiç thotë se me Matthew Palmer ka pasur mospajtime që prej prillit të vitin 2019, kur u takua me të, ku prezent, thotë ajo, ishin edhe Shpend Ahmeti dhe Vlora Çitaku, i pari drejtues i Prishtinës dhe e dyta, ambasadore e Kosovës në SHBA.“Pas disa minutash, biseda jonë u bë e pakëndshme kur e pyeta drejtpërdrejt nëse ai ishte në dijeni të implikimeve të mbështetjes së tij (potencialisht autorësisë) për idenë e shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Çudiç.

Në po të njëjtën ditë, ajo thotë se një zyrtar serb në SHBA i tha se “një marrëveshje është arritur”.

“Më herët atë ditë, një zyrtar i ambasadës serbe në Washington, duke supozuar se dija më shumë sesa dija në atë kohë, më tha se ishte arritur një marrëveshje dhe se po kërkohej një moment adekuat dhe i favorshëm për administratën Trump për të paraqitur marrëveshje si historike”, shkruan kjo zyrtare boshnjake.

“Në një bisedë me zotin Palmer, na u bashkua edhe Vlora Çitaku, në atë kohë ambasadorja e Kosovës në Washington. Duke e parë përshkallëzimin e mospajtimeve me Palmer, dhe duke i dalur në mbrojtje pa nevojë – ajo me nervozizëm më pyeti pse po ndërhyja në marrëveshjen që duhet të arrijnë Kosova dhe Serbia? Unë u përgjigja se pasojat katastrofike të një marrëveshjeje të tillë për Bosnje-Hercegovinën janë të padiskutueshme, por edhe për të gjithë Ballkanin. Të nesërmen unë dhe Çitaku duhej të kishim një takim të përbashkët në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Rendi i ditës u ndryshua në minutën e fundit – më njoftuan se do të duhet të largohem pas prezantimit tim para se të fillojë brifingu për Kosovën. Fjalimi im i referohej kërcënimeve të sigurisë në lidhje me vazhdimin e nënshtrimit nga forcat destruktive të krahut të djathtë”, shkruan ajo

Ndërsa thekson se “Plani për shkëmbimin e territorit të Serbisë dhe Kosovës u ndal nga opozita kosovare në vitin 2019 – me një angazhim të mbinatyrshëm në Bashkimin Evropian dhe Senatin Amerikan”. 

Kjo dëshmi e politikanes boshnjake tregon se ish-kryeministri Sali Berisha paska patur të drejtë kur denoncoi që në krye të herës planin për ndarjen e Kosovës, nismë kjo e sponsorizuar nga filantropi George Soros. Koston e qëndrimeve të tij kundër copëtimit të Kosovës, ish-kryeministri Sali Berisha e mori në datën 19 maj kur Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken e shpalli non grata.

Washington tells Belgrade it support Western Balkans road to EU
Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix3 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook