Lidhu me ne

Kryesore

“Foltorja” e ish kryeministrit Sali Berisha është lëvizja më e madhe politike në 30 vitet e fundit.

Ish kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh se “Foltorja” e ish kryeministrit Sali Berisha është lëvizja më e madhe politike në 30 vitet e fundit.

Në një intervistë për Klan News, Topalli shprehu gatishmërinë për bashkëpunim me Berishën, për të reformuar PD, pa Lulzim Bashën.

Topalli shtoi se “Foltorja” ishte iniciativa më e mirë që mund të ndodhte nga lideri historik i demokratëve Sali Berisha.

Në fakt i kam paraprirë ‘Foltores’ me të gjitha qëndrimet gjatë 10 viteve të fundit. Në njëfarë mënyre kemi mbjellë bashkë me kolegët e tjerë, tharmin e asaj që është shpalosur sot në atë që quhet “Foltore”, por që është një lëvizje politike e domosdoshme”, deklaroi Topalli.

Ish kryeparlamentarja u rikujtoi demokratëve se që në muajin Maj Berisha e kishte bërë të qartë ambicien e tij për të konkurruar për poste drejtuese brenda kornizës kushtetuese të vendit.

Është një reagim, një energji, një pozitivitet, një zgjim I jashtëzakonshëm që mund të bëjnë të mundur që duke larguar Lulzim Bashën të largojmë Edi Ramën sepse vendi jonë është në një moment të vërtetë kritik dhe ka nevojë për një lidership të ri”, tha ajo.

Topalli deklaroi se nuk synon që të kandidojë përballë Berishës dhe as kishte menduar postin e kryetares së shtetit, pasi Meta të largohet nga detyra. Për ish-nënkryetaren demokrate ka rëndësi rithemelimi i PD, rikthimi tek vlerat e qendrës së djathtë duke angazhuar njerëz me standarde të larta.

Për të larguar e cila e ka çuar nga disfata në disfatë, për të larguar njeriun i cili e ka shitur opozitën për interesat financiare të tij, personale dhe të familjes së tij”, deklaroi Topalli.

Për Topallin propozimi për ndryshimin e Kushtetutës për vetingun e politikanëve është thjesht blof i Bashës për të larguar vëmendjen nga lëvizja për reformimin e plotë të PD.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook