Mix
Sërish akuza për Kylie Jenner

Kylie Jenner është akuzuar edhe një herë për “blackfishing” pasi postoi video ku dukej me një ton më të errët të lëkurës se zakonisht.
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” mori reagime të mëdha nga fansat, të cilët e akuzuan për “blackfishing” – një term modern që përdoret kur personazhet publikë të bardhë ndryshojnë pamjen duke u dukur me ngjyrë, përmes grimit, fotoshopit apo edhe kirurgjisë plastike.
“Është e qartë që ajo po përpiqet të duket e zezë”, -shkroi dikush dhe shumë të thjerë ranë në një mendje.
Një tjetër shkroi në Twitter: “Mendova se ishte Beyonce në shikim të parë”.
“Pse duket ngjyra e lëkurës së saj kështu?” -komentoi dikush tjetër.