Lidhu me ne

Kryesore

Helmimi masiv në Krujë/ Ujësjellësin e inaguroi gjatë fushatës elektorale, ç’deklaronte Rama për ujin e pijshëm

Helmimi masiv në Krujë/ Ujësjellësin e inaguroi gjatë

Është rritur gjatë natës numri i qytetarëve të i janë drejtuar spitalit të Krujës, duke shfaqur shqetësime si diarre, të vjella, dhimbje barku dhe temperaturë. Kjo situatë vazhdon prej dy ditësh dhe në spital janë paraqitur rreth 300 qytetarë.

Dyshohet për helmim masiv nga uji i pijshëm, por ende nuk ka një njoftim zyrtar për shkakun e kësaj situate. E ndërsa pritet analiza e ujit të pijshëm nga Insituti i Shëndetit Publik, bashkia ende nuk kanë dalë me një njoftim për të lajmëruar qytetarët nëse duhet apo jo të konsumojnë ujin e rubinetit.

Qytetarët në spitale janë shprehur se nuk kanë konsumuar asgjë tjetër përveç ushqimeve të zakonshme dhe ujit të rubinetit: Kemi të vjella kanë filluar mbrëmë në darkë, s’kam konsumuar ndonjë, thjesht ushqime të zakonshme, kam pirë ujë çezme, ka shqetësime me të vjella dhe goca. Kam unë dhe goca shqetësime, kemi konsumuar ujin e rrjetit.

Por çfarë ka deklaruar kryeministri Edi Rama për ujin e pijshëm në Krujë? Në mars të këtij viti, Rama shkoi për të inaguruar ujësjellësin e ri të Krujës. Teksa mbushi një shishe uje dhe e provoi, Rama tha: Uji i pijshëm i Krujës 24 orë. Gëzuar! Bukur shumë, bravo.

Madje kryeministri nuk i kurseu asokohe as batutat me kryebashkiakun Artur Bushi. Pasi i drejtoi një shishe uje që e mbushi në burim, Rama i tha Bushit: Artur urdhëro shishen e parë, veri edhe tapën dhe çoja PD-së.

Kujtojmë që në verë të këtij viti, disa muaj pas inaugurimit të ujësjellësit të ri, banorët e Krujës patën mungesa të furnizimit me ujë. Ujësjellësi që u inagurua gjatë fushatës elektorale kapte një vlerë investimi 314 milionë lekë.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=external&v=150463716969791

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet21 orë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar22 orë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar1 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore1 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix2 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix2 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix2 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet2 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook