Mix
Demet Ozdemir shfaqet pa make up : Nuk kam nevojë për gjilpëra

Së fundmi aktorja e njohur turke, Demet Ozdemir është fotografuar nga paparacët duke dalë nga një qendër estetike.
E pyetur nga gazetarët, Demet ka treguar se asnjëherë nuk e lë pas dore kujdesin e fytyrës dhe mbi të gjitha çfarë ka shfaqur më tepër efekt në të, jogën e fytyrës.Ajo ka dalë para kamerave pa make up dhe ka thënë: “Kam filluar shpejt që të qëndroj e re pa pasur nevojën e gjilpërave”. Gjithashtu aktorja ka folur dhe për jetën e saj profesionale dhe ka zbuluar se do të vijë së shpejti me projekte të reja filmike.