Lidhu me ne

Radar

“Për fëmijën tim jam gati të bëj gjithçka”, pse kjo shprehje më jep bezdi / Nga Lira Gjika

Nga Lira Gjika

Këtë shprehje, të cilën kam një jetë, që e dëgjoj dhe, që më ka krijuar gjithnjë bezdi, dyshim dhe iritim, sot si profesioniste dhe si një njeri që kam mbi 60 vite mbi supe, i përgjigjem me përgjegjësi që nuk është shprehje, që tregon dashuri të madhe, por paaftësi për të dashur dhe ndjenjë faji.

Një prind, sidomos një nënë, zgjedh për fëmijën e vet, të bëjë më të mirën dhe jo gjithçka. Ashtu siç zgjedh, ushqimet, veshjen, shampot dhe sapunet larës të rrobave, po ashtu, duhet të zgjedhi si ta preki, si ti flasi dhe si të sillet me fëmijën, cila është gjëja më e mira për të.

Pra një prind, dhe sidomos një nënë nuk mund të bëjë gjithçka, por vetëm më të mirën, (natyrisht për aq sa e di të mirën), për veten dhe fëmijën e saj.

Një prind, që bën një deklaratë të tillë nuk di të dojë me më të mirën e shpirtit.

Ky prind apo prindër, veprojnë nëpërmjet ndjesive, pra sipas ngarkesës emocionale apo më saktë sipas ndjenjës së fajit, që për ta është bërë stofa për të njohur e “endur” të mirën. (Ka studime të plota që merren pikërisht me këto sjellje të prindërve.)

Kjo shprehje dhe shprehje të tjera të kësaj kategorie, nuk lejojnë të ndërtohet një marrëdhënie e shëndetshme prind fëmijë, pasi këto gjëndje të prindërve ku ndjesitë luhaten vazhdimisht, te fëmija shkaktojnë frikë dhe pasiguri.

Kur fëmija shikon dhe ndjen nënën, që grindet apo qan apo flet me pasion, trembet dhe mendon se është fajtori ai, fëmija.

Prandaj ju nëna dhe baballarë, por edhe gjyshe e gjyshër, kujdes, nëse vërtetë i doni fëmijët, bëni më të mirën për ta, dhe jo atë, që ju duket ju e mirë.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Ylli i ‘Adolescence’, Owen Cooper zbulon se nuk e shikon dot veten në ekran: Nuk e kam parë serialin!

Seriali i Netflix “Adoleshenca” është një sukses i madh, duke mbledhur 114 milionë shikime në vetëm një muaj që nga publikimi i...

Radar2 ditë më herët

Mesazhi i Ervin Salianjit: Eja, jam dhe unë sonte në sheshin ‘Nënë Tereza’

Nga Ervin Salianji Sot në darkë në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë çelet zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 11 Majit. Për...

Mix2 ditë më herët

A mund të parandalohen infeksionet urinare?

A mund të parandalohen infeksionet urinare? Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët urinare që përbëhen nga veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza...

Mix2 ditë më herët

A mund të pi kafe para analizës së gjakut?

A mund të pi kafe para analizës së gjakut? Disa teste gjaku, duke përfshirë ato për diagnostikimin e diabetit, kërkojnë...

Mix2 ditë më herët

Donald Trump dëshiron të prodhojë iPhone në USA, por kjo nuk është e mundur

Trump beson se prodhimi i iPhone mund të zhvendoset në SHBA, pavarësisht se Steve Jobs dhe Tim Cook thonë të...

Mix2 ditë më herët

Instagram për iPad, aplikacioni vjen pas më shumë se 10 vitesh

Pas vitesh rezistence, Meta më në fund po zhvillon një version origjinal të aplikacionit Instagram të optimizuar për iPad. Lajm...

Mix2 ditë më herët

Tallulah Willis flet për ish njerkun, Ashton Kutcher

Tallulah Willis bëri një koment të rrallë rreth asaj se si ishte të kishe Ashton Kutcher si njerk. Aktorja –...

Mix2 ditë më herët

Kylie Jenner ndalon Timothée Chalamet të filmojë skena seksi

Kylie Jenner mesa duket i ka kërkuar të dashurit të saj Timothée Chalamet të ndalojë së filmuari skena seksi. Kylie...

Temporal2 ditë më herët

Pse disa nëna nuk i duan fëmijët e tyre?

Disa pretendojnë se nënat që nuk i duan fëmijët e tyre tregojnë mungesë të instinktit të nënës. Por, cili është...

Mix2 ditë më herët

Vitaminat dhe mineralet më të rëndesishme për trupin gjatë plakjes

Me kalimin e moshës, ju mund të humbisni më shumë vitamina dhe minerale nga sa merrni me anë të ushqimit....

Facebook