Lidhu me ne

Radar

I riu mbahet 2 muaj në burg për përdhunim, akuzuesja rezulton e virgjër

Një 30-vjeçar nga Dibra është mbajtur më shumë se 2 muaj në burg, për një krim që nuk e kishte bërë. Ai ishte kallëzuar për përdhunim nga një vajzë, që pas kryerjes së ekspertizës rezultoi se ishte ende e virgjër.

Në dëshminë e vajzës thuhej se abuzimi kishte nisur prej një viti.  Ajo kishte treguar me video konferencë se fillimisht kishte komunikuar në telefon me të riun me inicialet A.Sh. dhe se përpara përdhunimit, ai e ftoi në shtëpi, dhe me pas e drogoi me një shiringë.

E reja tregoi pranë autoriteteve se ishte kërcënuar me anë të një letre se nëse i tregonte familjes do të vritej.

Pas këtyre akuzave, i riu me banim në Kamëz rezulton të jetë arrestuar “për arsye të ngutshme”, si një masë që i dyshuari të mos arratisej.

Edhe pse 30-vjeçari e kishte mohuar akuzën, duke pohuar se madje as nuk kishte komunikim me denoncuesen, gjykata e Tiranës u bind vetëm pas provave që mbërritën me vonesë për të siguruar lirimin e tij, pas 2 muajsh.

Sikurse bën me dije Top Channel, hetimi i policisë dhe prokurorisë së Tiranës është kryer në sekret të plotë, ndërsa ekzaminimet e Institutit Shkencor konfirmuan se e reja ishte e padefloruar ndaj qëndrimi i saj u gjet i pabazuar.

Burimet bëjnë me dije se tanimë prokuroria ka hapur një dosje tjetër, atë të kallëzimit të rremë ndaj denoncueses që vuan nga epilepsia dhe për këtë shkak ajo nuk është arrestuar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore3 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet3 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske3 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar3 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix3 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix3 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar3 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike4 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix4 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook