Mix
Taylor Swift risjell versionin e ri të albumit ‘Red’

Këngëtarja Taylor Swift, ka ndarë së fundmi një lajm të gëzueshëm për fansat e saj.
Përmes rrjetit të saj social,Instagram, Taylor ka zbuluar se do të sjell një version të ri të albumit të saj ‘Red’. Ajo ka publikuar një video ku shfaqet e veshur me të kuqe dhe në sfond dëgjohet një pjesë nga regjistrimet e saj për këngën.”Dhe 21 ditë deri më 12 nëntor. Ju premtoj që ia vlen pritja”, shkruajti këngëtarja në postim.