Mix
Elhaida Dani e thotë hapur/ “Fiksimi” im i parë ka qenë Ermal Fejzullahu

Elhaida Dani është një nga këngëtaret më të pëlqyera shqiptare. Së fundi ajo ka publikuar disa këngë të cilat kanë rezultuar shumë të suksesshme.
E ftuar në emisionin e Jonida Maliqit, Elhaida ka zbuluar më shumë për jetën e saj personale dhe karrierën.
Një nga pyetjet e përgatitura për të ishte se cili nga vipat ka qenë fiksimi i saj i parë.
Elhadia ka treguar se fiksimi i saj i parë ka qenë këngëtari Ermal Fejzullahu.
“Ka qenë Ermal Fejzullahu, sepse në ato vite Ermali merrte pjesë në festivalet shqiptare dhe ishte shumë i famshëm. Unë ia këndoja të gjitha këngët”, ka treguar Elhaida.