Lidhu me ne

Kioske

Platforma e Berishës siguron ringritjen e PD: Hapësirë fraksioneve, primare dhe protesta reale përballë mazhorancës! (…një parti model konservatore)

Lideri historik i PD-së paraqiti sot para demokratëve të Beratit planin që ka për rikthimin e kësaj force politike në fitimtare. Sipas Berishës është parqësore që të ndryshohet statute dhe partia të hapet ndaj fraksioneve, duke u dhënë hapësirë të gjithë zërave kritikë brenda saj.

Madje Berisha theksoi në fjalimin e tij nga Berati se do ta kthejë PD-në në një parti model, tipike konservatore. Një shigjetë e drejtpërdrejtë kjo për Bashën, i cili në gjithë këto vite e ktheu PD-në e djathtë në një parti që më së shumti i ngjason politikave të majta, duke braktisur elektoratin tradicional.

“Do e mbledhim Kuvendin e do bëjmë ndryshime thelbësore në status. Do të hapemi drejt fraksioneve, do të bëjmë gjithçka që të vijnë ata të cilët kanë vendosur një tullë në këtë godinë dhe në këtë parti. Do të bëjmë një forcë politike model, konservatore’, u shpreh Berisha.

Pra qartësisht plani i Berishës është për një PD fitimtare brenda pak kohësh, ku hapi parë është pikërisht hiurrja e Kuvendit, shkarkimi i Bashës e më pas kthimi i partisë në shinat e konservatorizmit.

Në çdo takim Berisha e ka theksuar me bindje se Foltorja është për bashkimin e demokratëve. Dhe me modelin e primareve që kërkon të përfshijë në parti, ish-kryeministri po sjell një model krejtësisht të ri për partitë tona, duke i dhënë vend primar meritokracisë dhe jo të preferuarve të kryetarit sic ka ndodhur këto 8 vite me Bashën.

Po ashtu plani i Berishës përfshin edhe pranimin e të gjitha fraksioneve, duke u dhënë zë brenda partisë të gjithë atyre që mendojnë ndryshe. Në gjithë këto vite, kjo ka munguar. Basha ka ndjekur politikën e përjashtimit të kritikëve, ku vendimi më skandaloz padyshim mbetet ai i zgjedhjeve të 2017-ës ku me një të rënë të lapsit hoqi nga partia njerëz me contribute të rëndësishme.

Nga ana tjetër doktori me sa duket e ka të qartë plotësisht skemën që do të ndiqet për rikthimin e PD-së në pushtet. Dhe për këtë ripërsëriti edhe një herë sot para demokratëve se sapo të zgjidhin problematikat e brendshme, Edi Rama dhe mazhoranca e tij do të përballen me protestat me të fuqishme që ka parë vendi. Pasi sipas Berishës një pushtet që ka vjedhur votën, do mund të mundet vetëm përmes përballjes.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook