Lidhu me ne

Kryesore

PD kërkoi vetting-un e politikanëve nga SPAK, Berisha: Duhet të jesh super skllav i Ramës që ta propozosh

PD kërkoi vetting-un e politikanëve nga SPAK, Berisha: Duhet të

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi për herë të parë lidhur me vetting-un e politikanëve që PD-ja kërkoi të kryhet nga SPAK-u.

Nga ‘Foltorja’ e Beratit, Berisha u shpreh se bvetting-u i politikanëve është i domosdoshëm, por që të lejosh SPAK të bëjë vetting-un, duhet të jesh “super skllav i Ramës”.

“Amendamenti që Rama dërgon nëpërmjet tij në parlament, vettingu i politikanëve është i domosdoshëm, e kam mbështetur, por jo mbi rregulla policeske që mund ta përdor dikush për të marrë peng deputetë. Ne bëmë një ligj komisioni i Venecias e përmbysi, Vettingu i politikave bëhet në mënyrë transparente,shtoji në formularin e deputete problemet, krijo komisionin e etikës pranë parlamentit. S’ka prokurori politike, i kemi të gjitha mekanizmat, se si mundet një forcë politike që e quan veten demokratike të propozijë që të vendosë SPAK i Edi Ramës për mandatet e deputete duhet të jesh super skllav i Ramës që të bësh një propozim të tillë,” u shpreh Berisha.

Ish-lideri i PD-së i bëri thirrje mbështetësve të Bashës, se një njeri i cili e çon vendin nga humbja në humbje nuk premton asgjë tjetër vec disfatës.

“U them këtu, që të gjithë janë mbështetës të Lulzim Bashës, por një njeri që të çon nga humbja në humbje që në karrierën e tij regjistron 4 humbje me radhë, ai duhet të hapë rrugën, nuk premton më asgjë përveç se disfata. U drejtohem të gjithë demokratëve pa përjashtim, njeriu në vështirësi dhe në kriza njohet, është e njohur kjo, mendoni pak se çfarë bëri pasi humbi pas 25 prillit, jo sikur ishte shkolluar në Holandë, por si Kom Jong Un, vjen vendimi tjetër përjashton kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Flamur Nokën dhe kulmon me qëndrime ndaj zotit Luan Baçi, kreun e PD në Fier”, tha Berisha.

Berisha deklaroi se afro mbi 50% e kourumit për të thirrur Kuvenndin Kombëtar të PD-së, është mbledhur me kohë.

“Kuorumi mbi 50% për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së është kaluar me kohë, ne do të mbledhim Kuvendin, do të bëjmë ndryshme thelbësore në statut, do të hapemi drejt fraksioneve,do të bëjmë që të vijë ata që kanë vendosur një tullë në këtë parti, do bëjmë gjithçka që fëmijët tanë ta shohin se ne po punojmë për lirinë e tyre”, tha Berisha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Aktualitet1 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar1 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Radar2 ditë më herët

Emër për emër: Cilët janë deputetët e PS që do jenë në listë të mbyllur, ja kandidatët që mbledhin votat

Ndërsa afrojnë parlamentaret e 11 majit, Partia Socialiste po përgatit listën finale të kandidatëve për deputetë. Duke analizuar formulën e...

Kryesore2 ditë më herët

Cilët do të jenë kandidatët e PS dhe PD në 11 maj? Emrat që përfliten në 12 qarqet e vendit

Rama-Berisha Ja emrat më potencialë nga dy partitë kryesore… Sali Berisha dhe Edi Rama kanë futur në ankth deputetët aktualë,...

Kryesore2 ditë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 ditë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix3 ditë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix3 ditë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix3 ditë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet3 ditë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Facebook