Lidhu me ne

Radar

Basha i përgjigjet Berishës: Nuk ke fuqi të mbledhësh Kuvendin Kombëtar, më mbështesin 97 përqind e demokratëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka konfirmuar qëndrimin e tij se Kuvendi Kombetar i PD-së s’do të mblidhet, ndryshe nga sa kërkon ish-kryeministri Sali Berisha.

Një ditë më parë nga “Foltorja” e Beratit, Berisha paralajmëri se javën e ardhshme, do të lajmërohet data e mbledhjes së Kuvendit të PD-së lidhur me vendimin e Bashës që e përjashtoi atë nga grupi parlamentar demokrat.

Kë të Shtunë, në një konferencë për mediat, Basha ripërsëriti qëndrimin e tij se “Kuvend Kombëtar që të marrë në shqyrtim vendimet e qeverisë amerikane s’ka për të pasur sa të jem unë kryetar”.

Qëllimi im është të përfundoj mandatin 4-vjecar duke rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Njeriu që bërtet ‘statuti, statusti’, i jep vetes komptenca që si ka dhe s’mund ti ketë në statut. Berisha s’ka ndonjë mbifuqi për të thirrur asnjë institucion të partisë. Si mblidhen instiucionet janë të qarta, Berisha mund të thërrasë institucione paralele në përpjekje për ta bërë partinë bunker për interesa personale, por demokratët dhe shqiptarët kanë halle të tjera”, u shpreh Basha.

Institucione paralele dhe bunker s’thërras dot se s’ma lejon statuti. Kush ka cështje për diskutim ti drejtohet institucioneve të partisë dhe jo bunkierit”, tha më tej kreu i PD-së.

Basha u shpreh po ashtu se mbështetja ndaj tij e demokratëve, është rritur nga 95 në 97 përqind.

Ai shtoi se “Sali Berishës nuk i ka hyrë në hak”.

Unë jam vetëm peng i Zotit dhe i askujt tjetër. Zotit i kam hyrë në hak por sali Berishës jo. jam ulur shumë herë me Sali Berishën për një zgjidhje që e ndihmonte atë dhe nuk dëmtonte Partinë Demokratike. Kur vendimin se betejën do ta bënte vetëm nuk e konkretizoi me vepra atëherë unë kam marrë vendimin që ishte në radhë të parë në interes të PD por mbi të gjitha në interes të Shqipërisë. Një person që ka marrë një parti peng vetëm për interesa personale. Para 2 muajsh nuk kishte asnjë problem me mua tani unë jam i keqi. Çfarë ka ndryshuar nga zgjedhjet e kaluara që ne patëm në parti përveç interesit personal të një individi që përpiqet të tërheqë një parti të tërë në greminë. Unë nuk i jam përgjigjur sepse nuk është stili im, rruga ime, por mbi të gjitha nuk i shërben vendit”, u shpreh Basha.

I pyetur për deklaratat e Berishës se është i gatshëm të marrë drejtimin e PD-së nëse e kërkon baza, Basha u përgjigj: “Kryetari i PD është zgjedhur sipas statutit, armiku është regjimi i Edi Ramës. shpresa e vetme për tu përballur është PD dhe s’kam ndërmend të harxhoj kohë të merrem me tollovi për të përcarë pd-në që i shërben vetëm Edi Ramës”.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix2 ditë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix2 ditë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix2 ditë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore2 ditë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske2 ditë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix2 ditë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix2 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook