Radar
Ironia e fatit, postimi i aktorit Alec Baldwin që vrau kineasten bëhet viral: Si duhet të jetë të vrasësh dikë padrejtësisht
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në xhirimet e filmit ku aktori i njohur Alec Baldwin ka qëlluar për vdekje kineasten – drejtoreshë e fotografisë Halyna Hutchins – dhe ka plagosur regjisorin 48 vjeçar.
Megjithëse ende nuk ka një deklaratë të saktë nga policia, mendohet se ky është një incident.
Një postim i aktorit në 2017-ën është bërë viral në Twitter.
Në postimin e tij, aktori kishte hedhur një video dhe krahas saj shkruante:
“Pyes veten se si duhet të jetë të vrasësh dikë padrejtësisht.”
Përdoruesit e Twitter kanë komentuar pafund këtë postim i cili është shpërndarë kudo në rrjetet sociale dhe komentohet si ironi fati.