Lidhu me ne

Kioske

Ditën e prishjes së Cirkut të Tiranës, kryeministri Rama njofton për lëshime satelitësh, Albania 1/2

Niveli i karragjozllëkut të kryeministrit të Shqipërisë dhe dashurisë së pakufishme për teatër dhe marketing ka mbërritur sot në një tjetër nivel, teksa Edi Rama shpërndan në Facebook një video ku nuk duket askush,. Veç një iPad që manipulon plane lëshimi raketash dhe dy zëra që komunikojnë për lëshimin e dy satelitëve: Albania 1 dhe Albania 2. Një prej zërave është Edi Rama që shet kështu pa dhënë asnjë hollësi fabulën e Shqipërisë në hapësirë, një tjetër ëndërr kazani dhe demagogji mejhaneje siç është Shqipëria.

Sepse në një vend që edhe kolaudimin e makinave apo të dhënat biometrike i ka dhënë me qira botës, nuk mund të pretendojë se ka bythë për satelitë. Satelitët mund të merren me qira, mund të kërkohen shërbime nga të tretë, përkundrejt parave patjetër dhe pak lustre si kjo e Albania 1 dhe Albania 2. Që është as më shumë e as më pak një fabul deliranti që ndoshta një ditë mundet edhe të besojë se platforma e lëshimit të Albania 3 mund të jetë ose taraca e shtëpisë së tij, ose e ndonjë prej kullave të Tiranës.

Megjithatë në kalendarin e lëshimeve satelitore për vitin 2022, parashikohet në katërmujorin e parë të vitit 2022 lëshimi i raketës SpaceX Falcon 9, i gjashti nga gjenerata e tretë e këtij lloji për llogari të forcave ajrore të SHBA. SpaceX parashikon edhe dy lëshime të tjera, por që vështirë se kanë të bëjnë me Shqipërinë pasi e para, SpasceX Falcon Heavy do të dërgojë në hapësirë dy ngarkesa sekrete për llogari të SHBA dhe e dyta është një ngarkesë dytësore, Tetra 1, mikrosatelit.

Në qershor SpaceX do lëshojë 4 satelitë për llogari të Intelsat, një kompani me probleme të mëdha financiare që ka flotën më të madhe të satelitëve të komunikimit. Me gjasë është gjetur një mundësi për të vënë një emër dhe këtu na shitet si ngjarje që do çojë Shqipërinë zgupthi. Është ironike që klryeministri e bën këtë lojë ditën që njoftohet prishja e cirkut të Tiranës./ Respublica.al

Jo vetëm do blejmë drona, por do çojmë edhe satelit 'Albania' në orbitë”-  Rama i drejtohet Bashës në Kuvend: Ndrysho pllakën e gramafonit! Zëri i  padronit ka ikur te…

MË TEPËR

Kryesore14 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore20 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal2 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar2 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook