Radar
Demokratët masakrojnë Bashën/ Kërkojnë rikthimin e Berishës në krye të PD

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë me një video mesazh mbrëmjen e sotme, ku në fokus të fjalës së tij ka qenë vetingu në politikë, një nga pikat e propozuara prej tij.
Basha në mesazhin e tij thekson se çdo alibi kundër vettingut të politikanëve nxjerr zbuluar qëllimin e llumit të tranzicionit për ta mbajtur Shqipërinë peng.
Por ndonëse Basha vijon të nxjerrë video e deputetë në mbrojtje të tij njëri pas tjetrit, demokratët vijojnë ta demaskojnë atë në komente.
Njëzëri, demokratët i kanë kërkuar dorëheqjen nga drejtimi i PD dhe dëshirojnë rikthimin e ish kryeministrit Sali Berisha, ndërsa e fajësojnë edhe për situatën në të cilën ndodhen.
Një komentues i shkruan se Basha është përgjegjësi kryesor që i fali Ramës të gjithë pushtetin vendor dhe qëndror. “Po pra flet kshu ti se i dhe cdo gje Rames dhe po i kerkon borxhet ime….Loje demonesh shkurtimisht”.





