Lidhu me ne

Mix

Kujtimet nga Përrallë nga e Kaluara, Gjinoja tregon prapaskenat

Në një shkrim të Shkodranews për ndarjn nga jeta të aktores së madhe Hajrie Rondo, janë zbuluar edhe disa nga prpaskenat e xhirimit të filmit ku ajo ka patur personazhin më të bukur. Mes të shumtëve, këdo që të pyesësh, për filmin me të cilin mund të kujtojnë Hajrie Rondon e sigurt që të gjithë të parin do të përmendin “Përrallë nga e kaluara”.

Aty, Hajria vetë ishte ca e sertë, por te të tjerët ka shkaktuar vetëm të qeshura. Edhe pse ne nuk i kemi parë, kanë qeshur të gjithë, ajo vetë dhe kolegët e saj, edhe në sheshxhirim. Sa herë ndërpriteshin xhirimet vetëm e vetëm sepse e qeshura e Hajrie Rondos dhe Elvira Diamantit nuk mund të ndalej! Disa nga episodet e 30 viteve më parë, ndërsa xhironin përrallën që u bë e të gjitha kohërave, në Gjirokastër, na tregon sot, në kujtim të koleges së tyre, Margioja, Elvira Diamanti dhe Gjinoja, Admir Sorra.

Ata që në film ishin nusja dhe i biri. U përpoqëm të lidheshim edhe me partnerin e saj në rol, aktorin Robert Ndrenikën, por, siç ishte e pritshme, nuk arritëm të marrim asgjë.

Nuk po e përdorim edhe atë fjali të copëzuar që u shkrua online, meqenëse vetëm me pak kërkim arrije të kuptoje që nuk ishin të shkruara prej aktorit. Po mjaftohemi me kujtimet që ndanë me ne kolegët e tij, e që e përfshijnë edhe atë.

Gjinoja, siç merret me mend edhe për shkak të moshës, ka qenë më i përkëdheluri i kastës së aktorëve të komedisë “Përrallë nga e kaluara”. Përzgjedhja e tij për këtë film ka qenë e rastësishme. Një 12-vjeçari që nuk jetonte në kryeqytet, por në Vlorë, as që i shkonte ndër mend se kishte një mekanizëm me fuqi magjike që të shndërronte brenda natës në më të lakmuarin e moshatarëve.

Kështu i ndodhi Admir Sorrës, që për njerëzit e afërt e miqtë e tij është Adi, por për gjithë Shqipërinë vazhdon të ngelet Gjinoja.

Është e vështirë që këtij emri të mos i bashkëngjiten edhe fiqtë, megjithëse prej kohësh tashmë ka ndërhyrë në territor edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës! Adi aktualisht jeton në Vlorë. Mund t’i ketë shpëtuar (nëse e ka bezdisur kjo gjë) identifikimit përmes rolit vetëm kur ka jetuar jashtë kufijve, por edhe andej do të mbinin ngado vendas që t’i përmendnin fatin e tij dhe Margosë.

Adi ka qenë i vogël kur janë bërë xhirimet e filmit, por është pikërisht kjo arsyeja pse kujtesa e tij është më e mirë se e të gjithë të rriturve që kanë qenë të pranishëm.

Së pari, sepse i shihte si të një bote tjetër dhe, së dyti, sepse nuk pati përvojë të ngjeshur, më vonë, si aktorët e filmave. Admir Sorra i ruan në kujtesë të gjitha ato ditë të bukura me ëndrra me sy hapur, që më pas do t’ua tregonte shokëve të tij të shkollës.

Sot, i kërkuam të na kujtonte Hajrien…”Së pari duhet të them se më duket e habitshme se si, menjëherë, do të gjendeshin mundësitë e do të ngriheshin helikopterë nëse ndonjë politikan do të kishte probleme shëndetësore. Jam i sigurt se do të fluturonin brenda natës nëpër spitalet e Europës dhe kjo nuk ndodh me artistët. Më vjen keq për Hajrien që nuk pati as ndihmë e as përkrahje.

Unë për një kohë të gjatë nuk kam jetuar në Shqipëri, prandaj edhe i humba marrëdhëniet me njerëzit. Hera e fundit që e kam takuar Hajrien ka qenë në 75-vjetorin e lindjes së regjisorit Dhimitër Anagnosti….”- pikërisht nga ajo ditë ka ngelur edhe fotografia mes Elvira Diamantit, Admir Sorrës dhe Hajrie Rondos.

Si ndihej një djalë i vogël që ishte pjesë jo vetëm e një situate të panjohur, por kishte përreth vetes disa nga aktorët më të mirë të vendit? Besoj që unë jam ndierë më mirë nga të gjithë të tjerët, sepse isha më i vogli dhe, si i tillë, më i përkëdheluri. Të gjithë më donin fort, edhe Hajria, edhe Elivra. Me Hajrien nuk ka qenë vetëm filmi marrëdhënia ime e vetme. Vite më vonë, kur do të konkurroja në Akademinë e Arteve, punova pikërisht me të në fazën parapërgatitore.

Filmi na ka bërë për të qeshur ne, por me siguri edhe juve që e realizuat. Çfarë kujton nga sheshxhirimi?Po të rri të mendohem gjatë, me siguri që do të më kujtohet çdo gjë sepse për mua, ndryshe nga aktorët e tjerë që e patën vetëm një ndër filmat që bënë, ishte ngjarje shumë e rëndësishme. Episode humoristike në sheshxhirim kishte edhe më shumë se ato që keni parë në film.

Po ju tregoj disa… Kur ishte episodi i gjellës me kripë, Bert Ndrenika duhet ta qëllonte Hajrien, pra Tanën, me lugë, për t’u hakmarrë për sasinë e shtuar të kripës. Mirëpo, skena nuk doli mirë menjëherë dhe duhet të kthehej e përsëritej disa herë që të kënaqej këndvështrimi i regjisorit, Dhimitër Anagnostit. Mirëpo, u teprua dhe Hajria në një moment kërkoi të ndaleshin xhirimet, sepse po i dhimbte balli nga goditja e vazhdueshme me lugë.

Edhe më tepër gaz shkaktoi momenti kur nusja, e më pas vjehrra, duhet t’i lanin këmbët Robertit. Këtij të fundit i vinte vazhdimisht për të qeshur dhe Hajria thoshte “i ziu ai, si do bëjë! Bëhu një herë burrë e mbahu”.

Po situata ku të kesh qenë i përfshirë edhe ti?

Po, ishte momenti i shtatzënisë së Marigosë. Për mua, brenda o jashtë kamerave, situata ngelej e çuditshme, sepse nuk e kuptoja shumë mirë dhe pikërisht për këtë më pyeste Hajria jashtë kamerës, a po kuptoja gjë nga ajo që po ndodhte! Po kaq nuk kuptoja as kur kërkonin të më hipnin në shpinën e Marigosë dhe Hajria më thoshte: “Hip tani se më vonë do të kërkosh vetë të hipësh e nuk do të mundesh”.

Sigurisht që atëherë nuk e kuptoja të qeshurën e tyre, por të gjitha këto momente e bëjnë atë një personazh e një aktore të talentuar, që nuk do ta harrojmë kurrë, as unë e as publiku

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

140 mijë vota më pak/ Si doli Berisha më i humbur se Basha i vitit 2021

Nga Dorian Kodra Që Sali Berisha do të humbiste përballë makinerisë elektorale të Edi Ramës në zgjedhjet e 12 majit...

Kryesore15 orë më herët

Edi Rama e di mirë që, më shumë vota do të thotë më shumë detyrim

Fitorja nuk është kurora mbi kokë, por pesha mbi supe. Dhe Edi Rama këtë e ka kuptuar më mirë se...

Temporal1 ditë më herët

Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte.

Ridvan Peshkopia NGA KOHA KUR PD-JA FITONTE Ka qenë një kohë kur PD-ja fitonte. Atëhere e merrnim për të mirëqenë....

Radar1 ditë më herët

Berisha nuk pranon humbjen dhe fillon avazin e vjetër, njofton protestë ditën e Samitit të Europës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një konferencë për shtyp nuk e ka...

Kritike2 ditë më herët

Humbësit e vërtetë janë elektorati i djathtë që ende beson tek ky kreshnik i shekullit të kaluar

Berat Buzhala  “Kushdo që mendon se Sali Berisha ka humbur, është gomari më i madh në këtë tokë. Berisha dhe...

Aktualitet2 ditë më herët

Rama për “Politico”: Të punësosh LaCivita dhe të mendosh se bëhesh Trump është si të marrësh një parukier hollivudian dhe të bëhesh Brad Pitt

Kryeministri socialist Edi Rama siguroi një shumicë të rehatshme në zgjedhjet e Shqipërisë, duke “hipur” mbi një valë ndjenjash pro-BE-së...

Kioske2 ditë më herët

Shqiptarët votuan për të ndryshuar opozitën. Tani opozita duhet t’i dëgjojë

Tashmë që janë numëruar gati 95 për qind e kutive, rezultati i zgjedhjeve është i qartë si kristali dhe nuk...

Radar2 ditë më herët

Flamur Noka kapet me popullin: Nuk mund ta mbrojmë demokracinë vetëm ne, ku jeni ju të tjerët…

Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka, tha se PD nuk do t’i njohë këto zgjedhje. Në një prononcim për...

Radar2 ditë më herët

PD po fiton Kavajën, kreu i Bashkisë: Ne do të bashkëpunojmë edhe me qeverinë…

Kur janë numëruar 52 nga 95 kuti në Kavajë, PD kryeson me 4759 vota, ndërsa PS ka 3947 vota në...

Radar2 ditë më herët

“Betohet” Dashnor Sula: Nuk shkel më në PD pa dhënë dorëheqjen Berisha!

Ish deputeti i PD-së, Dashnor Sula, deklaroi në emisionin “Shqipëria Zgjedh 2025” në RTSH, të drejtuar nga Alban Dudushi, se...

Facebook