Lidhu me ne

Mix

Foto: Katër yjet e filmave shqiptarë që u larguan shpejt nga skena

Ato nuk patën shkëlqimin e Matilda Makoçit apo Eva Alikajt. Luajtën pak role, herë të vogla e herë të mëdha. Po që mjaftuan për të mos i fshirë nga kujtesa, sepse mbi të gjitha ishin vajza të bukura, nga më të bukurat e kinemasë shqiptare të asaj kohe. Patën jetë të shkurtër në Kinostudio, por shumë të gjatë pë rolet e mbi të gjitha sepse me aq pak veshje e aq pak grim, bukuria u dallohej. Sot janë zhdukur nga ekrani. Por ne nuk i kemi harruar…

Shpresa Bërdëllima – Sikur të ishte shfaqur si aktore këtej nga vitet 2000 e ca, do t’i kishim kërkuar numrin e kirurgut të saj plastik. Vështirë të besosh se ajo hundë aq perfekte, ato buzë e mollëza janë krejt natyrale e për më tepër janë mbledhur të gjitha në një vend, në fytyrën e bukur të Shpresa Bërdëllimës, për origjinalitetin e të cilës nuk kemi pse të dyshojmë.

Në atë kohë e vetmja ‘ndërhyrje’ e lejuar ishte vetëm heqja e vvetullave (edhe këto pasi martoheshe. Por për aktoret edhe kishte përjashtime). Një nga aktortet më të bukura të viteve ’80, edhe pse jo me popullaritetin virtual që kanë koleget e saj të ditëve të sotshme, ka qenë nga më të pëlqyerat.

Fytyra tipike për t’u ngujuar pas mureve të gurta të Tiranës fanatike tek filmi “Përtej mureve të gurta” e po aq bjondja tipike për të luajtur rolin e të dashurës kinge në filmin “Flutura në kabinën time” apo “Kur hapen dyert e jetës”. Shpresa u largua për në Belgjikë ashtu si dhe shume aktorë të tjerë, në vitet 90 kur në Shqipëri u paralizua sidomos kinemaja. Shpresa jetoi në Belgjikë me familjen e saj dhe nuk ju kthye më kurrë ekranit. U nda nga jeta në 27 tetor 2019 nga nje sëmundje e rënde.

Sesilia Plasari – Vetëm një rol luajti Sesilia Plasari, po sa për dhjetë ama. Alma, te filmi “Edhe kështu edhe ashtu” i dha shkëlqim sa për një karrierë të gjatë filmash, që nëse do kishin qenë me tema tipike socialiste nuk do ta arrinin dot kurrë suskesin e një ndër komedive më të bukura shqiptare. Por Sesilia u shfaq fatmirësisht në fund të viteve ’80, kur censura sikur po zbutej, e fatkeqësisht në kohën kur prodhimet e Kinostudios po jepnin shpirt.

Bjonde, me flokë të shkurtra, me buzë të plota e sy të ëmbël, dhe e kolme e jo thatuqe, fiks siç pëlqeheshin vajzat e saj kohe. Si partnerja e Frederik Ndocit, Andit, i dashuri që nuk ia donte i ati, Apostoli, luajtur nga Mirush Kabashi, Sesilija Plasari na la shijen e mirë të aktores që u shfaq si fytyrë e re në një film me dashuri, pa parti e pa komunsita.

Alma e pati jetën e gjatë, sepse është një nga filmat që pëlqehet edhe sot e kësaj dite, kurse Sesilia si aktore, shume të shkurtër. Me të vetmin rol kur sapo kishte filluar punë si pedagoge në Akademinë e Arteve, edhe ajo zgjodhi të braktistë Shqipërinë e të zgjidhte Parsin, ku u shkollua nga fillimi, punoi si aktore, si regjisore, pa lënë edhe përkthimin. Por rikthehet herë pas here në skenat shqiptare, veçse pas kuintave, si regjisore e si një nga fytyrat e pandryshuara: sërish me ato flokë të shkurtër e bjondë, buzët e plota e fytyrën e ëmbël.

Ema Ndoja – Edhe pse ajo luajti pak role, ndër të cilët veshja dhe grimi ishin brenda kornizave të rrepta të asaj kohe, Ema Ndoja nuk kishte asgjë të përbashkët me koleget e saj të fundviteve ‘80. Kishte edhe të tjera të bukura, por Ema ishte seksi. Ndër të paktat, në mos e vetmja, që kishte imazhin e gruas ndjellëse, jo thjesht të bukur.

E kujtoni me rolin e vajzës së ndrojtur në filmin “Në prag të jetës”? Ekspozoi trupin me rroba banje dhe dha shenja të qarta se ajo e kishte ndarë mendjen të ishte aktore dhe jo vajzë e mirë. Vetëm se nuk e pati të gjatë. U zhduk nga ekrani pas viteve ’90, si gjithë të tjerat. Jeton prej vitesh në Gjermani dhe kthimin e parë në Shqipëri e në skenën shqiptare e pati pas 25 vitesh, me dy mikeshat e saj Merita Tërshana e Vikena Kamenica, po aq e bukur po aq sharmante.

Rezana Çeliku – Mbase jo të gjithë e njohin dhe ia dinë emrin, ama rolet te “Zonja nga Qyteti” apo “Një djalë dhe një vajzë” i mbajnë mend mirë. Rezana Çeliku ishte vajza më e madhe në moshë që dashuronte Artani në “Një djalë dhe një vajzë”, mësuesja simpatike me të cilën u dashurua trjaneri, tek filmi “Shokë të një skuadre” apo prezantuesja e disafestiveleve në RTSH. Pas një mungese shumë të gjatë, ajo u rithye për të rrëfyer tek Rudina për herë të parë ditët kur luante nëpër filma, pastaj kur lajmëronte në televizion programacionin e mbrëmjes.

Dhe pikërisht në këtë periudhë kishte një histori, e cila sot mund të duket për të qeshur, por në atë kohë i kishte ndryshuar rrjedhën e jetës. “Unë bëja flokët me bigutina dhe siç duket në mbrëmje e kisha lënë në prizë. Mbase dhe jo, por unë shquhem për njeri që harroj. Policët që kontrollonin në mbrëmje nuk e kishin vënë re dhe gjatë gjithë natës ajo pajisje ku ngrohej ujë për të bërë bigutinat kishte qenë në punë.

Përballë me televizionin ishte Ambasada Kineze dhe të nesërmen u bë e madhe. Me sikur të kishte rënë zjarr, sikur të ishte djegur televizioni e sikur ta kishin marrë për keq ata të ambasadës e të prisheshin marrëdhëniet më larguan nga puna”, tha për herë të parë Rezana, që pati role të vogla por ishte një nga aktoret më të bukura të asaj kohe, që sot i është larguar përfundimisht ekranit dhe punon në Bashkinë e Tiranës. Tiranapost.al

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar10 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix14 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix14 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix14 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet14 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal14 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske14 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore14 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook