Lidhu me ne

Radar

Berisha: Vendimi ndaj meje sepse kundërshtova “republikën e Sorosit”. Rama mos rehatohet, do ketë përballje me demokratët

Nga Foltorja e Dibrës, Sali Berisha rezervoi një tjetër mesazh ndaj kryeministrit Edi Ramës.

“I them Edi Ramës, që ato daulle nuk janë dasme, por beteje dhe vetëm beteje. Do përballesh me demokratët për të gjitha këto që ke bërë,” tha Berisha, duke entuziazmuar sallën. “Ju kërkoj ndjesë që gjatë këtyre viteve nuk kam ngritur problemet me të cilat përballej PD-ja.  Në vitin 2017, duhej të vendosja të rikthehesha, që Rama të mos merrte një mandat siç e kemi sot,” tha Berisha.

Ai tha se vendimi në SHBA ndaj tij u mori pasi ai doli kundër ‘republikës së Sorosit’.“Sot drejtësia shqiptare është më e kapur se kurrë. Sapo u emërua në drejtim të Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, vëllait të ministres i doli regjistrimi për 500 mijë euro që kishte bërë një takim me një mafioz që tani nuk ndjehet më. Ku është kjo çështje? E zhduku sapo u emërua. Janë tre gjykatës në Gjykatën e Lartë me veting top-sekret. Atë nuk mund ta shihni ju, nuk mund ta shohin qytetarët sepse janë të krimbur. Por ata janë gjykatësit e partisë që janë marrë peng nga Edi Rama.

Dvorani u shpall kampion i luftës kundër korrupsionit në botë, i cili pasi mori 17 mijë euro, dha 11 vendime në favor të Albtelekomit. Ky është kampioni i antikorrupsionit? Ky është mega-korruptor. Të gjitha këto vepra janë të lidhura me miliarderin Soros, një armik i demokracisë dhe të djathtës shqiptare. Nëse askush nuk ngrinte zërin, këtu do bëhej republika e Sorosit.

Ish-kreu i PD, në vend që të rreshtohej me republikanët amerikanë, ministri në hije i tyre e quajti vendimin ndaj meje një akt hakmarrës politik ndaj të djathtës shqiptare, por këto nuk kishin vlerë për ish-kreun e PD-së. Për të kishin vlerë kurthi dhe intrigat kundër Sali Berishës nga Soros dhe Rama. Që ditën e parë, iu drejtova gjykatës në Paris dhe padita për shpifje personin që më dizenjoi non-grata. Thashë që të sjellin çdo fakt dhe çdo provë. Por kurrë nuk pranoj fajësinë pa faj. Unë aq sa jam i përulur para të vërtetës, aq jam i pathyeshëm para mashtrimeve. Unë mbroj dinjitetin tuaj, mbroj dinjitetin e atyre që më kanë votuar dhe besuar. Unë kurrë nuk e pranoj një gjë që nuk e kam kryer. Mbetem përjetësisht mbrojtës i dinjitetit njerëzor,” tha Berisha.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Cilat janë 5 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë çdo ditë?

Çdo ditë është një mundësi për të bërë përparim dhe për të rritur suksesin tuaj. Disa gjëra të thjeshta, por...

Kryesore3 ditë më herët

“Politikisht je autik nëse voton kënetën”, Edi Rama kërkon falje për deklaratën: Krejt pa dashje

“Të zgjedhësh midis BE-së dhe kënetës, kënetën, domethënë nuk je mirë… Politikisht je autik, nuk je mirë”. Kështu u shpreh...

Radar3 ditë më herët

“Fundërrinë, imoral, legen…” – Kush është njeriu që përçmon më shumë Monika Kryemadhi?

Deputetja Monika Kryemadhi ka ndarë në Quo Vadis në Vizion Plus detaje si nga jeta politike, por edhe personale. Ajo...

Kryesore4 ditë më herët

Edi Rama:Kush shkon tek këneta është, politikisht autik

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar burrat që mbështesin Sali Berishën, duke theksuar se kush shkon, sipas tij, në kënetë është gjysmak....

Mix4 ditë më herët

Nga pjeprat Hokkaido tek bifteku Kobe, 5 ushqimet më të shtrenjta në botë

Teknika të veçanta kultivimi, mbarështues skrupuloz dhe, ndonjëherë, mashtrim. Ka shumë faktorë që mund të bëjnë që një ushqim të...

Aktualitet4 ditë më herët

Donte një fushatë si të Trumpit, po i del një fushatë si e Bidenit

Nga Skënder Minxhozi Si Trump ka vetëm kapelen që i kanë thënë të mbajë në kokë. Të tjerat deri tani...

Kryesore4 ditë më herët

Sondazhi i McLaughlin: PS kryeson me 49.2%, PD mban vendin e dytë. Ja si do të votonin sot shqiptarët

Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin...

Kryesore1 javë më herët

Populli ishte gati për rrotacion, opozita jo

Gazetari Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania situatën e politikës në Shqipëri para zgjedhjeve të 11 majit....

Mix1 javë më herët

Si të bini nga pesha në dy javë duke konsumuar vezë të ziera

Vera ende pritet të vijë dhe akoma jemi në kërkim për metodat më të shpejta për të humbur kilogramët e...

Mix1 javë më herët

Këto janë shenjat më kampione të horoskopit

Në botën e takimeve moderne, “ghosting”-u është kthyer në sport ndërkombëtar – dhe sipas astrologjisë, disa shenja janë thjesht kampione...

Facebook