Berisha flet i sigurtë: Edi Rama, nuk ke për t’i gëzuar këto zgjedhje të vjedhura!
Nga “Foltorja” në Dibër, Sali Berisha paralajmëroi kryeministrin se nuk do ta gëzojë të plotë mandatin e tretë, i cili sipas tij është i vjedhur. “ Përdori të dhënat e 900 mijë qytetarëve, tjetërsoi vullnetin e tyre. Edi Rama po ta them nga këtu, nuk ke për ti gëzuar këto zgjedhje”.