Lidhu me ne

Gatime

A është vaji i ullirit i përshtatshëm për gatim?

Nga Blerina Bombaj, dietologe

Po, vaji i ullirit është më i përshtatshmi për gatim krahasuar me gjithë vajrat e tjerë vegjetal. Kjo e vërtetuar edhe në praktikë, pasi popujt e ushqyer me dietën mesdhetare, në të cilën gatuhet ekskluzivisht me vaj ulliri, jetojnë më gjatë, por edhe shkencërisht, pasi studimet e kryera ndër vite kanë konstatuar gjithmonë se vaji i ullirit është me rezistent ndaj temperaturës së lartë.

Arsyeja është sepse ky vaj, si pothuaj asnjë vaj tjetër, gëzon një profil antioksidantësh dhe fitokimikatesh të rrallë, ndërkohë që në ndryshim nga pothuaj gjithë vajrat e tjerë bimore, është i përberë më së shumti nga yndyrna me një lidhje të dyfishtë, të cilat janë edhe më të qëndrueshme sesa yndyrnat që gjenden në vajrat si i misrit, lulediellit, etj. Vetë mënyra e gatimit mesdhetar nuk e lejon vajin e ullirit të digjet pasi perimet si qepa, karotat, domatet që hidhen në gatimet e zakonshme, ja ulin vazhdimisht temperaturën vajit.

Nga ana tjetër, ushqime të skuqura me vaj ulliri, si p.sh. sardelet, mund të pasurohen edhe me më shumë në lëndë ushqyese duke i marrë ato nga vaji. Gjithsesi, këtu të mos harrojmë që skuqja shton shumë edhe kaloritë!

Duke qenë se vaji është një nga ushqimet që konsumojmë më së shumti në dietën e përditshme, bëhuni të mençur dhe zgjidhni vajin e ullirit.

Dhe diçka tjetër, vaji ekstra i virgjër patjetër që është më i miri dhe me rezistenti edhe në gatim, por çdo vaj ulliri është superior në gatim nga vajrat e tjerë.

MË TEPËR

Mix18 orë më herët

Ka nisur romancë me Jennifer Aniston? Reagon aktori Pedro Pascal

Së fundmi janë publikuar fotot ku shihet Pedro Pascal duke dalë nga një darkë me Jennifer Aniston, ndërsa thashethemet për...

Mix1 ditë më herët

Probleme me pagjumësinë? Ja çfarë të hani para gjumit

Nëse jeni një nga ata që keni vështirësi të flini natën, nuk jeni vetëm. Ju ndoshta nuk e dini që...

Mix1 ditë më herët

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Dashuria është në ajër këtë javë! Ngjarja më e rëndësishme kozmike këtë javë është eklipsi diellor në Dash, i cili...

Mix1 ditë më herët

“Adolescence” është një histori e vërtetë

Mini-seriali me katër episode “Adolescence”, që rrëfen historinë e një djali adoleshent të akuzuar për vrasjen e një shoqeje të...

Mix1 ditë më herët

Sienna Miller na dëshmoi se kjo xhaketë nuk del kurrë nga moda

Ne kemi marrë shpesh udhëzime nga Sienna Miller sa i përket stilit dhe veshjes. E njohur për qasjen e saj ndaj...

Mix1 ditë më herët

”Othello” me Denzel Washington thyen të gjitha rekordet

Një prodhim i ri teatror i “Otellos” të William Shakespeare, me aktorët amerikanë Denzel Washington dhe Jake Gyllenhaal, ka thyer...

Mix1 ditë më herët

10 përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore që marrim nga xhenxhefili

Me sa duket xhenxhefili është një përbërës kryesor në shumë lëngje të shëndetshme dhe kjo jo pa arsye. Ndërsa rrënja...

Mix1 ditë më herët

Këto 3 shenja horoskopi nuk i duron dot askush në zyrë

Janë disa shenja të horoskopit që, megjithëse mund të jenë ideale për shoqëri, në zyrë nuk janë edhe aq partner...

Mix1 ditë më herët

3 ushqimet që ju duhen për një mëngjes të shëndetshëm!

Nëse kërkon një mëngjes të thjeshtë, por të pasur me vlera ushqyese, janë disa përbërës që nuk duhet t’i anashkalosh....

Mix1 ditë më herët

“Përfitimet Shëndetësore të Arrave | Një burim i shëndetit dhe mirëqenies

Arra është një nga frutat më të shëndetshme që mund të përfshini në dietën tuaj të përditshme. Përveç shijes së...

Facebook