Radar
Nuk lë rrjet social pa përhapur propagandën e tij/ Rama hap llogari edhe në TIK-Tok
Vetëm kjo kishte mbetur…dhe e hapi! Kryeministri Edi Rama ka hapur një kanal zyrtar në rrjetin social “Tik Tok”, duke u bërë pjesë e komunitetit më në zë të momentit. Pasi ka krijuar nga një llogari në Facebook, Youtube, Tëitter, Instagram por edhe në Netflix dhe HBO, të cilat i përdor me ëndje, duke se nuk i ka rezistuar tendencës më të fundit.
Fillimisht ai ka ka postuar një video nga vizita e tij disa javë më parë në Labovën e Kryqit si dhe një tjetër video të shkurtër nga një prej skulpturave që ka realizuar, duke i vendosur edhe një muzikë tijën origjinale.
Emri i llogarisë së tij është ediramatiktok, ndërsa edhe këtu nuk ka asnjë person që e ndjek. Ose të paktën ende nuk ka gjetur ndonjë që ta impresionojë…Tani do të mësojë se batutat e tij janë të mbipërdorura në këtë rrjet social.