Lidhu me ne

Radar

Kur burracakut na i dilka boja


Nga Alma Nikolli

Kur kam kohë lexoj ndonjë tip lajmi nga mediat shqiptare. E nganjëherë edhe kur s’kam kohë ndonjë lajm vjen “dhunshëm” para syve. Kryesisht lajmet me dhunë. 24 orëshin e fundit, kryefjala e botës virtuale rreth meje, ka qenë historia e dhunës ndaj gazetares së ashtuquajtur Paloma. Prej se lexova sa aty këtu ndonjë thërrime, më mbeti në mendje. E kam huq, kur diçka ma bluan mendja duhet patjetër të ulem të shkruaj dy fjalë.

Sot e pata të vështirë se më duket temë/realitet tejet delikat dhe i dhimbshëm, që e jetojnë shumë gra. Shumë gra nga ato që duket se i buzëqeshin jetës… E pak pasi rrihen e torturohen, ia hekurosin mirë e mirë këmishën burrit/burracakut e dalin në fotografi si familje e lumtur. Jo prej dëshirës, po prej frike e kryesisht: prej fëmijëve!

Palomën nuk e njoh si gazetare. Nuk ia njoh veprimtarinë. E kujtoj prej vitesh si ajo vajza ngacmuese e “Fiksit”, që nuk u shqitej politikanëve pa ua marrë një përgjigjie. Duke qenë më e re, mbase e kam idealizuar më shumë se sa duhet, por në këndvështrimin tim kategorizohej si një vajzë e fortë, luftarake dhe e gjallë.

Një gazetare që jo vetëm është zë i vetes, por edhe i zërave të mbytur. Por ja që jo. Ajo vajza paska fëmijë e burrë, ajo vajzë qenka grua dhe u dhunoka. Qenka dhunuar. Nga një tip burri i alkoolizuar, që vazhdoka të jetë burri i saj. Ama version i ndryshuar. Version i lënduar nga publikimi i historisë.

Nuk jam askush të gjykoj zgjedhjen e askujt. Kushdo ka të drejtë të besojë te ai që do. Çdo grua ka nevojë të jetë e lirë të gabojë për së treti, e për së njëmijëti…ama askush, askush nuk ka të drejtë morali, zemre e njerëzore të justifikojë një dhunues.

Lexoj komente që thonë: “Pse ia nxori bojën burrit?”

Bojën? Cilit burrë?

Një njeri, njeri i thënçin, tip burri, burracak nuk ka bojë, nuk ka ngjyra. Është skëterrë. Si një ushqim i shkrumbuar që nuk hahet më, e gjithë çka lë pas është tenxherja e pistë dhe era e keqe. Këta burra janë t’u nxjerrësh para ligjin më të ashpër e burgun, por shpesh shteti vepron pasi janë bërë vrasës së grave.

Shoqëri moralizuese, moral-keqe që të thotë mbyll gojën kur po dhunohesh e të qan kur dhunuesi të vret. Gra të forta, mos dëgjoni botën. Njerëzia flet përherë kollaj për punët tuaja, dhimbja juaj nuk i dhemb. Njeriu që ka jetën bosh mundohet të plotësoje hapësirat e tjetrit, ju lutem injoroni çdo njeri. Thuajeni të vërtetën tuaj, denoncojeni dhunuesin. Grua e fortë, jeta ka gjithmonë një rrugë që ka masë vetëm për hapat e tu!

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Kioske9 orë më herët

Pse befasohemi nga dhuna ?

Nga Lutfi Dervishi Dhunë në familje, dhunë në shkollë, dhunë në rrugë, në punë, në çdo skutë të shoqërisë. Dhunë...

Kioske9 orë më herët

Si do të justifikohet Berisha pas humbjes së zgjedhjeve?

Shkruar nga Spartak Ngjela Saliu nuk do të pranojë humbjen, sepse ajo e largon nga kreu i Partisë Demokratike. Shumë...

Radar9 orë më herët

Donald Trump: Lufta në Ukrainë, nuk është lufta ime. Atë e nisi Biden, duke e financuar me miliarda dollarë

Presidenti amerikan qartëson statusin e tarifave ndaj pajisjeve elektornike të importuara nga Kina. Përmes rrjeteve sociale, Donald Trump, paralajmëron se...

Mix9 orë më herët

Horoskopi ditor në Podiumi.com

DashiTë lindur më: 21 Mars – 19 PrillTë hënën një ditë pozitive e favorizuar nga Jupiteri, që sjell me vete...

Mix10 orë më herët

Një fakt i çuditshëm shkencor? – Fiku nuk është frut. Është lule

Më saktë, fiku është një lule e përmbysur. Ndryshe nga një mollë që lulëzon në mënyrë të dukshme, lulet e...

Radar10 orë më herët

Politkë dhe Big Brother, Shpëtim Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol...

Mix10 orë më herët

Dëmet që shkakton migrena në trup, përveç dhimbjes së kokës

Sëmundjen e migrenës edhe nëse nuk e vuani apo përjetoni vetë, me siguri e keni dëgjuar të përmendet shpesh. Është...

Kioske10 orë më herët

Tre vjet luftë dhe sanksione, ekonomia ruse mbetet e qëndrueshme dhe madje me rritje

Në një punim të përmbledhur për llogari të Institutit të Stokholmit për Paqen, Julian Cooper, vë në dukje se në tre vjet...

Aktualitet10 orë më herët

Analisti: Nëse Rama lë pushtetin për Presidencën, do të kemi një kryeministre femër

Edi Rama Analisti Ben Andoni thotë që synimi i Ramës në të ardhmen mund të jetë një Republikë Presidenciale, ku...

Kryesore10 orë më herët

“Voto 5!”/ Rama shpërndan foton e Chris LaCivita: Edhe vetë Latifi e kuptoi që s’ka rrugë tjetër!

Edi Rama dhe Chris LaCivita Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook një foto të Chris LaCivita, strategut amerikan që...

Facebook