Lidhu me ne

Radar

“Foltorja” dhe “memecët” që shpresojnë

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka filluar një tur në të gjithë vendin. Ka zhvilluar takime në nëntë qendra qarqesh dhe tashmë pritet të shkojë në Dibër, në Berat dhe në Lezhë, për të mbyllur turin e tij apo për të ecur më tej me aksionin politik për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ajo që ka bërë Berisha dhe “Foltorja” është e qartë. Ka shkundur PD-në, nga themelet.

Kudo ka pasur njerëz, debate, entuziazëm. Ka pasur akuza dhe gishti është drejtuar edhe ndaj Sali Berishës dhe deputetëve të PD-së, për situatën që ka kaluar kjo forcë politike.

Qytetarët kishin nevojë të flisnin. Demokratët kishin nevojë të shpreheshin. Shkuan dhe u përballën. Dhe vetë Berisha me ndjesën e tij.

Kështu rrugës pamë disa rryma.

E para ishte ajo e mbështetësve të Berishës. Të cilët menjëherë u shfaqën pro tij. Disa prej tyre edhe ish-servilë të Lulzim Bashës, të pakënaqur prej tij apo njerëz që e mbështetën Bashën në zgjedhjen si kryetar i PD-së, e mbështetën edhe kur humbi në 2017. Dhe që nuk kanë kërkuar ende falje për bëmat dhe gjëmat e tyre, që në fakt janë shumë më të mëdha sesa ato “gabime” që ka bërë Berisha.

Pas kësaj rryme, doli një rrymë tjetër. Rryma e “dumbashistave”. Lulzimsat që mbështesin kryetarin pa asnjë rezervë. Kanë kurajo të sulmojnë edhe Berishën. Me të drejtën e tyre, të mbajnë një qëndrim të caktuar politik.

E treta, është një rrymë kërcënuese, e cila thotë se në rast se vjen Berisha, unë ik. Unë shkoj këtu, unë shkoj aty. Berisha është shkuara. E të tjera si këto. Edhe kjo një rrymë kundër ish-kryeministrit.

Dhe e katërta është rryma e “memecëve”.

Çfarë janë “memecët” e PD-së?

Janë këta që presin të shohin nga dy fryjë era.

Duke parë se kush do jetë fituesi, në momentet e fundit, atje do të shfaqen dhe këta. Janë ata që rrinë urtë dhe thonë se “vlen sigla e PD-së”, “Kjo betejë duket se nuk ka vlerë”, “Të presim dhe të shohim nga pak”, “Doktori e ka të vështirë, por edhe Luli e keq”, “Nuk shohim një të mirë”, e të tjera si këto.

Por, këto nuk i thonë publikisht. I artikulojnë në rrethe të ngushta dhe në tavolina.

Këta janë “memecët” e PD-së. Janë ata që siç e theksuam më lart, do shikojnë anën e peshores, dhe atje do shfaqen.

Në fakt në Partinë Demokratike nuk duhet parë ana e peshores, por duhet parë interesi publikut, interesi i qytetarëve shqiptarë. PD-ja është një asset kombëtar, që i duhet Shqipërisë. Që i duhet dhe vetë mazhorancës, sepse me një opozitë më të fortë do të kemi një qeverisje më të mirë. Dhe kjo tashmë është e provuar. Me një opozitë vasale, si kjo e Lulzim Bashës, e përdorur dhe keqpërdorur nga kryeministri, shpresat janë të vogla, korrupsioni është më i madh, dështimi është i garantuar.

Prandaj dhe “Foltorja” sot na ka treguar se kemi katër rryma në PD. Ata pro Berishës, ata pro Lulzim Bashës, ata që janë ashpër kundër Berishës dhe kërcënojnë me largim nga PD-ja, dhe së fundi “memecëria”. Kështu mund të quhet grupi i atyre që nuk flasin, por bëjnë sikur janë proamerikanë, sikur e kuptojnë të ardhmen politike të Partisë Demokratike. Dhe në distancë lexojnë dhe kuptojnë se çfarë do ndodhë.

Kur, në fakt këta janë thjeshtë një grup, që qartazi këndvështrimin e tyre e kanë vetëm tek balanca e peshores. Me atë që do fitojë, atje do jenë edhe ata.

Në fakt, njëra palë do fitojë, nuk do fitojnë të dy.

Rrugët nuk janë të shumta dhe duket qartazi dhe pastër se ç’po presin. Por, për ta sa më shumë të kthjellohet, sa më shpejt të kthjellohet, aq më mirë do të ishte për t’u pozicionuar.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook