Mix
Anne Hildago konfirmohet si kandidate e socialistëve pë presidente të Francës

Anne Hidalgo është kandidatja e socialistëve francezë për zgjedhjet presidenciale. Mediat franceze raportojnë se politikania 62 vjeçare që ka shërbyer edhe si kryetare e Bashkisë së Parisit, mori 72% të votave nga anëatarët e partisë nga numërimi i më shumë se 90% të fletëve të votimit. Përballë saj qëndronte si rival, ish-ministri i Bujqësisë, Stephane Le Foll.
Skema politike franceze me këtë zhvillim ndërlikohet disi. Sondazhet tregojnë se Hildago, vajazë e imigrantëve spanjollë nuk qëndron mirë më shifrat. Përballë presidentit aktual, Macron, rivalët më të fortë janë liderja e të djathtës, Marine Le Pen dhe pas saj, ultrancionalisti, Eric Zemmour që ka lënë të kuptohet se nuk e përjashton kandidimin.
Nga ana tjetër anëtarë të Partisë së të Gjelbërve, shpresojnë se Hildago do të heqë dorë dhe do të mbështesë kandidatin e tyre Yannick Jadot për të shmangur kështu ndarjen e votës së majtë.