Lidhu me ne

Kryesore

Ristani: Basha nuk e pengon dot mbledhjen e Kuvendit, Berisha ka pas tij 80% të anëtarësisë

Ish-Sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani deklaron se mbledhja e Kuvendit e kërkuar nga shumica në Partinë Demokratike do të zhvillohet dhe kryetari Lulzim Basha nuk mund ta pengojë sepse nga pikëpamja e statutit ai nuk ka të drejtë të marrë vendime.

Ristani u shpreh se Kuvendi nuk ka lidhje me Departamentin e Shtetit Amerikan, ashtu siç Basha ka thënë, por është një mbledhje për të bashkuar partinë dhe për ta çuar drejt fitores.

Ndër të tjera ai theksoi se në bazë të sondazheve të bëra mbi pëlqyeshmërinë e imazhit të Bashës ka rezultuar se vetëm 20% e anëtarësisë mbështesin ndërsa 80% janë demokratë që i përgjigjen thirrjeve të Berishës.

“Duhet sqaruar në mënyrë shterruese që nga pikëpamja e statutit, kryetari i PD-së nuk ka të drejtë të marrë vendime, pasi vendimarrja është kolegjiale. Kryetari nxjerr vetëm urdhra dhe udhëzime mbi bazën e vendimeve të organeve kolegjiale.

Së dyti do tu nxisja ju gazetarëve të kërkoni vendimin e shkruar, pasi jam i bindur që nuk ekziston një i tillë.

Nga pikëpamja e rregullave të grupit parlamentar ku ka të bëjë rregullorja, asnjë anëtar nuk mund të marrë vendime për të drejtat e një antari tjetër. Basha është në të njëjtin shtrat që ka qene gjithmonë, jashtë ligjit dhe statutit dhe në bashkëpunim me mazhorancën po tenton të fundosë partinë, por që nuk do ia dalë dot.

Jan bërë sondazhe më parë mbi imazhin e pëlqimit të Bashës nga anëtarësia dhe ka qenë në kufinjtë e 20%, mua më rezulton sidomos nga veprimtaria e fundit, në rastin më të mirë vijon në këto nivele pasi 80% po firmosin për të thirrur Kuvendin.

Nuk kemi tamam dy pole, pasi është anëtarësia dhe kryetari autokrat, po fillon ta lëshojnë dhe nervat i ndodhur në këtë situatë pasi po quan llum njerëzit që kanë qenë në PD para tij.

Po bën lëvizje të tilla vecse e nxjerrin para demokratëve ashtu siç është. Mbledhjen e Kuvendit, demokracia funksionon me vendimet e shumicës kshuqë ajo që con përpara partinë është vetë ajo, në rast se shumica e vendos nuk ka pengesë për të.

Nga ecuria që ka lëvizja për mbledhjen e Kuvendit jemi në kufinjtë 70, 80%, është masë e madhe që i janë përgjigjur Berishës. Kjo do shërbejë që partia të vijë në pushtet për të mirën e të gjithë qytetarëve.

Ai thotë se nuk do të mblidhet Kuvend anti-amerikan, por ska lidhje fare me atë, jemi pro parimeve të Amerikës, mënyrës si funksionon shteti atje.

Kuvendi nuk mblidhet për të diskutuar vendimet e departamentit të shtetit amerikan por për statutin e PD-së në mënyre që ta çojmë para drejt fitores“- u shpreh Ristani për Faxnews.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix9 minuta më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix3 orë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Kryesore3 orë më herët

Shkrihet Bindja Demokratike

Fotomontazh – Fabjan Topollaj dhe Astrit Patozi Partia Bindja Demokratike është drejt shkrirjes. Sipas informacioneve që disponon CNA, pretendohet se...

Mix4 orë më herët

Rezultatet zyrtare: Ja sa banorë ka Kosova në vitin 2024 ?

Në Kosovë jetojnë 1,602,515 banorë. Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Agjencisë të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati,...

Mix7 orë më herët

“Kush guxon të flasë kundër sistemit e pëson” – Influencerit Andrew Tate i sekuestrohen 3.4 milionë dollarë

Policia britanike mund të sekuestrojë afro 2.7 milionë paund (3.4 milionë dollarë) nga influenceri AndrewTate dhe vëllai i tij Tristan...

Radar7 orë më herët

Mandarina shqiptare bllokohet nga BE

Sistemi Europian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm ndaj ngarkesave me mandarina që vijnë nga Shqipëria. Përgjatë javëve të fundit, Kroacia,...

Mix8 orë më herët

VIDEO/ Parashqevi Simaku shfaqet me një pamje të tjetërsuar, çfarë surprize po përgatitet?

Këngëtarja e njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, ka rrëmbyer vëmendjen e medias dhe të qytetarëve. Tashmë videot e saj janë virale...

Mix8 orë më herët

Video / Donald Trump shfaqet me model të ri flokësh

Një video që tregon presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, me një model flokësh dukshëm të ndryshëm, është bërë...

Radar8 orë më herët

Evi Kokalari hedh dyshime: Gjithë historia e Parashqevi Simakut, është inskenuar nga Fevziu dhe Elton Ilirjani

Evi Kokalari ka reaguar për videon virale të këngëtares Parashqevi Simaku, e cila më pasu u kthye në temë e...

Radar8 orë më herët

Lufta e Tretë Botërore ka nisur, ajo po zhvillohet në Ukrainë!

Shkruar nga Eva Hartog Sot, trupat në të dyja anët e vijës së konfliktit komunikojnë në spanjisht, nepalisht, hindu, somalisht,...

Facebook