Lidhu me ne

Gatime

Fasulja e kuqe e veriut/ Vlerat shëndetësore të bishtajores laramane

Fasulja e kuqe e veriut/ Vlerat shëndetësore të bishtajores

Në të gjithë krahinën e Dukagjinit dhe Kelmendit-Shkodër, por edhe në Margegaj të Tropojës gjendet një lloj fasuleje e veçantë. Njihet edhe me emrin “Grosha e kuqe”, por faktikisht ajo është vlerësuar si një mozak me ngjyrë të kuqe dhe vjollcë. Kultivohet në këto zona për mbi 200 vjet pasi fara është mbajtur,ruajtur dhe trashëguar brez pas brezi. Aktualisht zë 20 – 25% të sipërfaqes fasules në këto zona.

Kushtet e kultivimit
Mbillet në ngastër më vete, toka të sheshta, të thella e të pasura dhe me mundësi ujitjeje. Fasule me cikël relativisht të shkurtër; mbillet në 10-15 Maj dhe vilet në fund të Gushtit deri në fillim të Shtatorit. Në vite të veçanta (kur dimri vjen shpejt) nuk piqen gjithë bishtajat dhe vështirësohet tharja e prodhimit të vjelë.

Veçantitë E Fasules Laramane
Ka qëndrueshmëri të mirë ndaj sëmundjeve, temperaturave të ulëta dhe të larta. Jep prodhim të lartë e të qëndrueshëm. Zien shpejt dhe është me shije të veçantë.

Vlerat Shëndetësore të Fasules së kuqe
Fasulet e kuqe janë një burim i shkëlqyer i fibrës dietike. Ato përmirësojnë tretjen dhe funksionin e zorrëve duke parandaluar konstipacionin. Fasulet e kuqe janë plot me ushqyes të nevojshëm për bakteret e mira. Ato përmbajnë pak yndyrë dhe shumë proteinë e si rrjedhojë ulin kolesterolin. Fasulet e kuqe përmbajnë kalçium, magnez dhe kalium. Këto tre minerale janë kryesorë për mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.

Falë përmbajtjes së lartë të fibrës, fasulet e kuqe janë ideale për rënien në peshë. Ato shuajnë urinë dhe ju mbajnë të ngopur për shumë kohë. Fasulet e kuqe janë të dobishme edhe kundër diabetit të tipit 2. Fibra ngadalëson ritmet e çlirimit të glukozës në gjak dhe parandalon sekretimin e insulinës. Fasulet e kuqe janë të pasura me antioksidantë që parandalojnë dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Sipas ekspertëve, fasulet e kuqe janë të dytat në mesin e bishtajoreve të tjera për sa i përket nivelit dhe larmisë së antioksidantëve. Fasulet e kuqe dhe ato të zeza mund të përfshihen në receta të ndryshme. Ato mund të serviren si pjatë kryesore njësoj si fasulet e zakonshme, si garniturë ose sallata të ndryshme./AgroWeb

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

“Perëndimorët nuk e kuptojnë dot Rusinë” – Vladimir Putin

Disa njerëz në Perëndim nuk e kuptojnë Rusinë, por ky fakt nuk e pengon zhvillimin e vendit, ka thënë presidenti...

Mix2 ditë më herët

Vajza e Mr. BEAN flet për divorcin e prindërve: Ishin ditët më të errëta!

Vajza e Rowan Atkinson ka folur për herë të parë për divorcin e prindërve të saj. Lily Sastry është fëmija...

Radar2 ditë më herët

Berisha vendos bufin në tavolinë, tregon pse nuk ndihet i fyer nga epiteti që Edi Rama i ka vendosur

Kreu demokrat u shpreh se Athina dhe Minerva dy perëndeshat e njohur zgjodhën bufin si simbol të fuqisë mendore i...

Mix2 ditë më herët

5 vendet më trending në jug të Francës

Jug i Francës—një sinonim i elegancës dhe arratisjeve të paharrueshme mes ujërave të kristalta të Mesdheut dhe peizazheve mahnitëse. Nga...

Mix2 ditë më herët

Kevin Costner dhe Demi Moore në një romancë dashurie?

Kevin Costner mund të kthejë një faqe në jetën e tij personale dhe romantike pas një periudhe të trazuar që...

Mix2 ditë më herët

Dhimbja e kokës, shenjat që nuk duhet t’i injoroni

Dhimbja e kokës është një shqetësim i zakonshëm që mund të ndikojë në jetën tonë të përditshme. Megjithatë, ka raste...

Mix2 ditë më herët

Pse merren mend gjatë shtatzanisë?

Shtatzënia është një përvojë e mrekullueshme dhe një kohë e bukur në jetë për shumicën e grave, por për shumë,...

Kritike2 ditë më herët

Klonimi politik i të rinjëve

Nga Roland Lami Pas shpalljes së listave, jo pak emisione po ftojnë kandidat të rinjë në lista të sigurta dhe...

Sport2 ditë më herët

Alisha Lehmann zbulon të ardhurat: paga e Juventus, vlen më pak se 5 postime në Instagram

Alisha Lehmann shpesh cilësohet si “futbollistja më seksi në botë”, por ajo e refuzon këtë etiketë. Madje, i duket e...

Mix2 ditë më herët

Pas aludimeve, Sydney Sweeney anulon martesën me producentin

Sydney Sweeney dhe i fejuari i saj, Jonathan Davino kanë hequr dorë nga martesa pasi marrëdhënia e tyre po përballet...

Facebook