Lidhu me ne

Gatime

Dozat e duhura të magnezit sipas çdo moshe. Këshillat e mjekut

Dozat e duhura të magnezit sipas çdo moshe. Këshillat e mjekut

Ndryshimi i stinës dhe temperaturave ndikon ndjeshëm në organizëm, duke shteruar energjitë, përkeqësuar humorin dhe prekur edhe muskujt. Këto të fundit përkeqësohen edhe me kalimin e moshës dhe një nga mënyrat për t’i mbajtur nën kontroll është përkujdesja ndaj marrjes së dozave të caktuara të magnezit. Mjekët paralajmërojnë se njerëzit që ndihen të plogësht, të lodhur e pa fuqi, duhet të tregojnë kujdes me sasinë e magnezit ose mungesat e tij.

Çfarë Është Magnezi ?
Magnezi është një mineral luan një rol thelbësor për sistemin imunitar, nervat, muskujt, zemrën dhe kockat. Ai është i përfshirë në më shumë se 300 reagimet biokimike të trupit. Mungesa e magnezit ndikon fortunë vyshkjen e çdo organizmi të gjallë dhe vlen për bimët dhe sidomos për njerëzit.

Ku Gjendet Magnezi?
Magnezi gjendet në shumë prej ushqimeve që konsumojmë çdo ditë. Atë e gjeni me shumicë tek fasulet e zeza, spinaqi dhe kikirikët. Njerëzit që ushqehen shëndetshëm mund të arrijnë të plotësojnë nevojat e organizmit për këtë mineral. Ata që ushqehen me produkte të shpejta, e të përpunuara nuk arrijnë dot të plotësojnë nevojat e tyre për magnez.

Sasitë e Domosdoshme Të Magnezit
Sasia e rekomanduar ditore e magnezit, e marrë nga ushqimet apo suplementet është si më poshtë:

-Fëmijët nga 1 në 3 vjeç kanë nevojë për 80 mg/ditë

-Fëmijët nga 4 në 8 vjeç kanë nevojë për 130 mg/ditë

-Fëmijët nga 9 në 13 vjeç kanë nevojë për 240 mg/ditë

-Gratë dhe vajzat nga 14 në 18 vjeç kanë nevojë për 360 mg/ditë

-Gratë dhe vajzat nga 19-30 vjeç kanë nevojë për 310 mg/ditë

-Gratë mbi 31 vjeç kanë nevojë për 320 mg magnez në ditë.

-Gratë shtatzënë nga 19-30 vjeç kanë nevojë për 350 mg magnez në ditë

-Ato mbi 31 vjeç kanë nevojë për 360 mg magnez në ditë.

-Djemtë nga 14 në 18 vjeç kanë nevojë për 410 mg magnez në ditë

-Burrat nga 19 në 30 vjeç kanë nevojë për 400 mg magnez në ditë

-Burrat mbi 31 vjeç kanë nevojë për 420 mg magnez në ditë.

Si Të Merrni Suplementin Më Të Mirë Të Magnezit
Përpara se të vendosni për një suplement të magnezit është e udhës të përcaktoni nevojat e organizmit sepse marrja e suplementit të gabuar mund të shkaktojë probleme serioze me tretjen e të manifestohet edhe me diare. Konsultohuni me një mjek dhe ai mund t’ju këshillojë cilin suplement magnezi të përdorni në rast se ju duhet për muskujt, trurin, konstipacionin, apo gjumin./AgroWeb

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

Disa fakte interesante rreth Tokës që mund të mos i keni ditur

Planeti Tokë ka magjepsur njerëzimin që në fillimet tona. Përveçse është shtëpia jonë dhe vendi ku lindi jeta siç e...

Radar16 orë më herët

Erion Veliaj thirrje nga burgu: Votoni Edi Ramën, për Shqipërinë që të ecë përpara!

Erion Veliaj Erion Veliaj ka reaguar nga burgu dy ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Ai thotë se ndjehet krenar...

Mix18 orë më herët

4 ushqime pranverore që janë të mira për shëndetin tonë

Menuja e përditshme ndryshon falë pranverës dhe produktet e tokës që lulëzojnë në këtë periudhë, janë shumë të shijshme. Për...

Mix18 orë më herët

A duhen qëruar mollët?

Mollët janë një nga frutat më të shijshme dhe të shëndetshme që mund të konsumojmë, por shpesh na lind pyetja:...

Mix18 orë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Mix18 orë më herët

Si të shpëtoni nga kallot në këmbë dhe duar, metodat natyrale

Çfarë dëshiron gjithkush gjatë verës në lidhje me lëkurën është që ajo të jetë sa më e butë dhe e...

Radar18 orë më herët

“PD si Inter ndaj Barcelonës”, shprehet Jozefina Topalli

Drejtuesja politike për Diasporën, Jozefina Topalli ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes përballë gazetares Loneta Progni ku foli për...

Mix19 orë më herët

10 fakte interesante rreth Papa Leo XIV

Kardinali Robert Francis Prevost, i njohur tani si Papa Leo XIV – është papa i parë amerikan. Papa i ri...

Mix19 orë më herët

“Sinners” (2025) është një film fenomenal.

“Mëkatarët” (2025) është një përvojë kinematografike e guximshme që ndërthur horrorin Southern Gothic, thellësinë historike dhe trashëgiminë muzikore në një...

Mix19 orë më herët

“A Minecraft Movie” nje super film nga Jason Momoa

Ylli i Hollivudit Jason Momoa festoi premierën botërore të “A Minecraft Movie” me zonjat e tij kryesore, nënën dhe të...

Facebook