Lidhu me ne

Mix

Angela Martini: Të gjitha dritëhijet e skandalit dhe pse u arrestua burri im

Angela Martini: Të gjitha dritëhijet e skandalit dhe pse u arrestua

Hijet e skandalit janë zhdukur, situata është qetësuar, çifti iu rikthye normalitetit dhe Angela Martini vendosi të rrëfejë gjerë e gjatë se çfarë ndodhi në të vërtetë me bashkëshortin e saj, Dragos Savulescu në atë që u quajt arrestim i bujshëm dhe që ishte ngjarja më e komentuar e verës. Mediat shqiptare dhe ato rumune kanë tjerrë gjatë kulmit të ndodhisë variante dhe detaje pa fund. Të vërtetën dhe gjithë përjetimet rreth historisë, Angela Martini i tregon për herë të parë për Revistën “Who” përballë Eraldo Rexhos, i cili gjithashtu është pjesë e këtij rrëfimi si mik i çiftit, por edhe si dëshmitar i rrjedhës së ngjarjes.

Nga rezidenca e saj në Itali, ku më në fund po gjen qetësi, pas gjithë tensionit që përjetoi bashkë me Dragos, Angela ka bërë një përshkrim të detajuar të arrestimit të bashkëshortit të saj në Mykonos, titujve bombastike të mediave, presioneve virtuale për tradhti të supozuara dhe luftën që bëri derisa e pa Dragos jashtë hekurave, vetëm pas dy ditësh.

Angela u rikthehet ditëve të gushtit teksa po darkonin me miqtë e tyre, kur disa persona të veshur civilë kërkuan arrestimin e Dragos bashkë me të gjithë të pranishmit, përveç Angelës, e cila që në momentin e parë kërkoi sqarime dhe dyshoi rreth personave që u shfaqën papritur. Ajo nuk arriti të ndalojë dot arrestimin e Dragos në ishull, por bëri gjithçka mundej, madje tejkaloi çdo limit që njihte tek vetja, për të mundësuar lirimin e bashkëshortit të saj nga paraburgimi, brenda dy ditësh.

Por le t’i marrim gjërat me radhë dhe ta nisim me ngjarjen kryesore që shkaktoi furtunën: “Pse u arrestua Dragos Savulescu?”
Angela sqaron me detaje se kjo histori ka nisur shumë herët dhe prej asaj kohe njerëzit flasin për burrin e saj si për një person që po jeton me para të vjedhura. Kur u pyet nga gazetari për përqindjen e të ardhurave të Dragos, që lidhet me shifrën e përfolur në media (si të vjedhur), Angela u shpreh: “Mediat rumune janë ato që kanë përhapur propagandë. Ato komandohen nga njerëz që kanë interesat e tyre, pasi në të vërtetë askush s’ka si të dijë gjë për Dragos. Jemi duke folur për një histori që ka ndodhur para 19 viteve, në 2002-in, kur ai ishte 28 vjeç. Në këtë çështje me burrin tim kanë qenë edhe 36 të tjerë të përfshirë, bashkë me kryebashkiakun, që ishte shumë i rëndësishëm dhe shteti e ka dashur, ndaj ngjarja u kthye në politike. E gjitha ka qenë për një tokë të madhe që komunizmi ia ka vjedhur një familjeje dhe burri im bashkë me ca të tjerë e ka kërkuar tokën, por nuk e ka marrë kurrë. Thjesht ka dashur ta marrë, ta privatizojë, por kurrë nuk e bëri. Kështu të gjithë u futën në burg; noterë, punonjës të bashkisë, avokatë, të gjithë. Tani, pas 19 vitesh vijnë dhe flasin e akuzojnë për një tokë që nuk u mor kurrë, nuk u dëmtua askush dhe asgjë; dhe shifra 114 milionë është krejt fallco. Po të shohësh nga letra e Dragos në gjykatë, ai ka për të paguar 0 para, sepse s’ka bërë asgjë ndaj shtetit. Toka s’është privatizuar kurrë. Kjo propagandë ndodh sepse në Rumani ligji është krejt maskë, ata nuk kanë demokraci, aty ka korrupsion dhe kanë dashur të sakrifikojnë Dragos, sepse ai është biznesmen dhe ka pasur shumë suksese. Burri im jeton me punën e tij. Ai ka punuar gjithë këto vite”.

Pas arrestimit të Dragos në Mykonos, Angela organizoi luftën juridike duke bashkuar avokatët më të mirë në një grup pune, që arriti të nxjerrë bashkëshortin e saj nga burgu pa vendim gjykate si asnjëherë më parë, me gjithë vështirësitë që Rumania i kishte hapur biznesmenit edhe në Greqi. Çdo veprim u bë në mbështetje të ligjit evropian, duke i shtuar Dragos një tjetër fitore ligjore për të mbyllur këtë çështje përfundimisht, pas fitores në Itali ku çifti është rezident. Tashmë Angela dhe Dragos kanë nisur luftën ligjore me Rumaninë për të mbyllur njëherë e mirë këtë histori, një luftë kundër sistemit të padrejtë dhe korrupsionit, që siç vetë modelja shqiptare shprehet, do bëhet shembull për gjithë ata që e duan drejtësinë në atë shtet.

Gjatë kësaj periudhe të vështirë për çiftin dhe miqtë e tyre, Angela ndalon edhe tek situata e saj emocionale. Rrëfimi pasurohet edhe përmes tregimit të Eraldos, si bashkudhëtar në këto javë vështirësie. Ai rrëfeu se në një moment Angela u shpreh dhe kuptoi se kurrë nuk e kishte ditur që e donte kaq shumë partnerin e saj dhe ai moment vështirësie e bëri të kuptojë se ndjenja për të kalonte çdo kufi që ajo njihte. “E dija që e doja burrin tim, por kam kuptuar që e dua aq shumë sa edhe nëse do e dija si do shkonte kjo histori (që para se ta njihja), prapë do pranoja të isha me të dhe të bëja gjithçka për të luftuar siç po bëjmë tani”, thotë ndër të tjera Angela.

Modelja theksoi se historia nuk kaloi pa iu dhënë edhe tone rozë, duke e akuzuar se kish tradhtuar bashkëshortin apo se qëndron me të vetëm për para. Por të gjitha këto ishin thjesht sfondi që e bënte ngjarjen edhe më të errët nga sa ishte, duke mos e shpërqendruar aspak Angelën, që vazhdonte të lëvizte çdo gur derisa Dragos fitoi lirinë në një çështje vërtet të vështirë. Angela pranoi se kurrë nuk ka ndjerë dhimbje kaq të madhe për dikë dhe se çdo sakrificë, natë pa gjumë dhe mundim fizik për të ndjekur çështjen ia ka vlejtur.

Tani për Angelën dhe Dragos po nis një jetë e re. Një luftë që ata presin të mbyllet ligjërisht kundër shtetit rumun dhe padrejtësive që i kanë shkaktuar dëm të madh ekonomik Dragos, por njëkohësisht duke shijuar më në fund të qetë dashurinë e tyre, ndërkohë që në dëshirat e tyre qëndron edhe ardhja në jetë e një fëmije, për të cilin Angela nuk foli shumë, por pranoi që të dy kanë dëshirë e duan ta zgjerojnë familjen. Një histori e denjë për skenar filmash (sidomos po të kemi parasysh që të dy protagonistët janë vërtet si aktorë filmash), por që për Angelën dhe Dragosin mjafton vetëm “happy end”-i./RevistaWho

MË TEPËR

Radar1 ditë më herët

Dalina Buzi: Parashqevia, ylli shqiptar që e fshiu vendin e vet, i vetmi që e deshi e s’do e linte të mblidhte ndihma

Dalina Buzi, tregon përmes një eksperience personale dhe profesionale nga viti 2003 kur e gjendur në Amerikë për të ndjekur...

Kryesore2 ditë më herët

“Trump është legjendë, ju jo” / Evi Kokalari sulmon Sali Berishën!

Aktivistja Evi Kokalari dhe kreu i PD Sali Berisha Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar sërish pas deklaratave të bëra një...

Aktualitet2 ditë më herët

“Nuk i njeh askush s’ka njeri që di të përmendë 5 emra ministrash në këtë vend “

Lorenc Vangjeli: Analisti Lorenc Vangjeli foli në “Top Story” për deputetët në Kuvend, teksa disa prej tyre i konsideroi si...

Kioske2 ditë më herët

Tiranës i duhet një metro

Eduard Zaloshnja Zona metropolitane e Tiranës, që përfshin bashkitë Tiranë, Kamëz e Vorë, ka plot 716 mijë banorë, 216 mijë...

Radar2 ditë më herët

Basha: Partia Demokratët Euro Atlantikë ka kolosë në gjirin e vet. Rakipi: Në Atlantik ka peshq

Lulzim Basha, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se në partinë Demokratët Euro Atlantikë ka “kolosë” të cilët...

Mix2 ditë më herët

iPhone 17 Pro, Apple gati për të revolucionuar dizajnin: këto janë risitë e mundshme

Me sa duket, risitë që vijnë në iPhone 17 nuk do të kenë të bëjnë vetëm me ekranin. Në fakt,...

Mix2 ditë më herët

Kush është blogerja Bettina Anderson? 5 gjërat që duhet të dini për të dashurën e re të Donald Trump Jr

Bettina Anderson u bë e famshme pasi u shfaq krah për krah me Donald Trump Jr. Në fotot e marra...

Radar2 ditë më herët

Nuk është shaka/Nis dialogu me qytetarët për luftën ndaj korrupsionit

Teksti më poshtë është marrë nga ATSh dhe sugjerohet si lajm nën titullin: Komisioni i posaçëm antikorrupsion, nisin nga Durrësi forumet...

Kritike3 ditë më herët

Mashtrimin e Edi Ramës me rritjen e pagave e beson vetëm Helena Kaçi

Nga Irena Beqiraj Në 7 prill 2023, ministrja e Financave e asaj kohe, Delina Ibrahimi, na dha lajmin e mirë...

Mix3 ditë më herët

3 ushqimet më të mira për mëngjes!

Tërshëra 1. Të gjithë e dimë se tërshëra është një superushqim. Gjëja më e mirë është që ju mund ta...

Facebook