Lidhu me ne

Mix

Si ta trajtojmë fytyrën ? Si të rigjeneroni lëkurën e thatë me mënyra natyrale

Nuk keni përse të shpenzoni shumë para duke blerë produkte kozmetike të shtrenjta për heqjen e akneve të shkaktuara nga bakteret, mbyllja e poreve, lëkura e yndyrshme, hormonet etj. Më parë shkoni tek kabineti mjekësor i kuzhinës, pasi do të gjeni disa produkte shtëpiake që mund të trajtojnë aknet në fytyrë në mënyrë efikase (dhe ekonomike).

Aloe Vera – Gjethet e aloe verës përmbajnë disa substanca të cilat kanë veti antibakteriale (zhdukin bakteret që kanë shkaktuar aknet) veti anti-inflamatore (lehtësojnë lëkurën e acaruar) dhe veti zbutëse (zbutin lëkurën e ashpërsuar).

Aloe ndihmon gjithashtu në lehtësimin e dhimbjeve të plagëve, zbutjen dhe rigjenerimin e lëkurës.

Si ta përdorni: Pastroni me të fytyrën. Nëse e përdorni si xhel ose lëng, përdorni një pambuk për ta aplikuar në të gjithë fytyrë. Nëse përdorni një gjethe të freskët, hiqni lëkurën e gjelbër dhe aplikojeni direkt në lëkurë, shkruan Shendeti. Lëreni të thahet krejtësisht para se ta shpëlani fytyrën me ujë të vakët. Përsëriteni këtë trajtim disa herë në javë.

Uthull molle

Uthulla e mollës balancon nivelet e pehashit në lëkurë dhe përmban veti antibakteriale dhe antiseptike që zhdukin bakteret të cilat kanë shkaktuar akne. Ajo përmban gjithashtu acid malik dhe acid laktik që pastrojnë dhe zbusin lëkurën.

Si ta përdorni: Përzieni 1 lugë çaji uthull molle me 3 lugë çaji ujë. Në fillim lani fytyrën dhe e thani mirë. Më pas njomni një pambuk tek uthulla e mollës dhe fërkoni me kujdes fytyrën, duke shmangur pjesën e syve. Mbajeni për 10 minuta dhe në fund  e lani fytyrën si zakonisht.

Përsëriteni këtë trajtim më shumë se 3 herë në ditë.

Sodë buke

Soda e bukës, ose bikarbonati i sodiumit, balancon nivelet e pehashit të lëkurës falë vetive të saj amfoterike (që do të thotë se mund të veprojë si acid edhe si alkalinë).

Veti e saj, pak më të lehta, antiseptike dhe anti-inflamatore, ndihmojnë gjithashtu në heqjen e akneve në lëkurë.

Si ta përdorni: Përzieni 1 lugë çaji sodë buke me 1 lugë çaji ujë ose lëng limoni për të formuar pastën.

Pastroni fytyrën, më pas aplikoni pastën dhe mbajeni për pak minuta. Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët. Përsëriteni këtë trajtim 2-3 herë në javë.

Lëng limoni

Lëngu i limonit përmban acid asorbik-L, që vepron si zbutës dhe pastrues natyral, që heq qelizat e vdekura të lëkurës dhe parandalon mbylljen e poreve.

Si ta përdorni: Shtrydhni një limon të freskët. Njomni një pambuk tek lëngu i shtrydhur dhe fërkoni me të fytyrën. Për lëkurat e ndjeshme rekomandohet hollimi i lëngut të limonit me pak ujë. Pas 30 minutash e lani fytyrën me ujë të vakët. Përdoreni këtë trajtim çdo 1-3 ditë.

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid: Njihuni me Aydan Nix, 23 vjeçe!

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan...

Mix2 ditë më herët

3 shenjat e horoskopit që i pret një verë e paharrueshme!

Vera e vitit 2025 të sjellë emocione të forta, ndryshime pozitive dhe mundësi të papritura për disa shenja të zodiakut....

Mix2 ditë më herët

Chris Hemsworth mund t’i thotë lamtumirë Thor pas “Avengers: Doomsday”!

Në vitin 2011, as fansi më optimist i filmave nuk mund t’i thoshte Chris Hemsworth se do të kishte një...

Mix2 ditë më herët

Çfaaarë?! Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid

Nuk është më sekret: Supermodelet Gigi dhe Bella Hadid kanë një motër tjetër. Ajo është 23 vjeç, quhet Aydan Nix...

Mix2 ditë më herët

A e dëmton kafeja shëndetin e zemrës? Ja çfarë thotë studimit

Konsumi i kafesë nuk shoqërohet me një rrezik në rritje të fibrilacionit atrial, i cili është forma më e zakonshme...

Kryesore2 ditë më herët

“U dërgohet të huajve”, Berisha: Në 10 qershor gati raporti përfundimtar për farsën

Brenda 10 ditësh demokratët do të kenë gati raportin përfundimtar për atë që e quajnë farsë elektorale. Këtë pohoi Sali...

Kioske2 ditë më herët

Artur Zheji: Dhimbje-vajtimet e opozitës që askush nuk i dëgjon. Tre arsyet pse PD humbi zgjedhjet

Nga Artur Zheji Një tufë e madhe të paaftësh dhe një tufë egoistësh të përçarë, kënaqen tek sodisin 80 vjeçarin...

Mix2 ditë më herët

Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni

Pas të dyzetave, njeriu e ka më të vështirë për të humbur në peshë, pavarësisht përpjekjeve për t’u ushqyer shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Jeta e pazakontë e Paulo Coelho: Nga spitali psikiatrik në sukses global si shkrimtar?

Paulo Coelho, një ndër shkrimtarët më të dashur dhe të lexuar në botë, njihet për romanet frymëzuese që kanë prekur...

Mix2 ditë më herët

Miley Cyrus sqaron nëse fustani në “Flowers” ishte apo jo një “diss” për Jennifer Lawrence

Më mirë vonë, sesa kurrë!  Pas dy vitesh, Miley Cyrus më në fund ka folur për teoritë që qarkullonin rreth...

Facebook