Mix
Aleksia Peleshi pranon se është në lidhje me Romeon: “Më kujton babin”!
![](https://i1.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2021/10/152204964_185857266226188_4861588048692346369_n.jpg?fit=800%2C800)
Në një intervistë për “Glamour Zone”, Aleksia Peleshi pranoi atë që në mediat rozë flitej prej kohësh. Ajo është në një lidhje me Romeo Veshaj, e për këtë është shumë e lumtur. “E vërteta është që Romeon e dua shumë. E dua me të gjithë forcën që kam për të dashur dikë. Ai është një nga ata njerëz, që në lutjet e mia në fund të ditës, falenderoj Zotin që është në jetën time. E dua sepse më kujton babain tim, dhe për mua ai është njeriu më i mirë në botë”, u shpreh ajo. Aleksia pohoi se është shumë xheloze, megjithatë duket jo aq sa të dëmtohet raporti në cift. Më tej shtoi se nuk ka qenë ajo arsyeja e ndarjes së Romeos me Jonida Maliqin, pasi thotë se kur u njoh me të, “ata ishin ndarë”.
![](https://i0.wp.com/bordo.al/wp-content/uploads/2021/10/unnamed-6.jpg?resize=790%2C733)