Lidhu me ne

Radar

“Legen i Ramës, ne nuk shitemi”/ Demokratët kërkojnë largimin e Lulzim Bashës

cna lajme politike

Lulzim Basha, kryetar i PD-së në detyrë, çdo ditë e më shumë “masakrohet” nga demokratët.

Në rrjete sociale, në media, ku munden demokratët kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD.

Lënia tetë vite në Opozitë, braktisja e tyre, vendimet personale, i kanë bërë ata që të reagojnë në një mënyrë të ashpër.

Reagimi i tyre u thellua në momentin kur Lulzim Basha vendosi përjashtimin nga grupi parlamentar për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Pas këtij momenti, ata u bindën më shumë se kurrë Lulzim Basha ka një marrëveshje me kryeministrin Edi Rama, në kurriz të PD për interesa të tij personale, klanore e familjare.

Nga ana tjetër Basha shfaqet në deklarata për media apo edhe në Kuvend, duke bërë sikur po debaton me Ramën, ndërkohë që gajasen me fjalimet e njëri tjetrit, ashtu siç ndodhi një ditë më parë.

Të gjitha deklaratat, Basha i ka postuar në rrjete sociale, ku kanë vërshuar reagimet e demokratëve.

Me anë të komenteve, demokratët e këshillojnë Bashën, të largohet, pasi sipas tyre ai nuk është për asgjë tjetër veçse për humbje.

‘Kurrë s’kemi parë hajër nga ti, as kurrë nuk do të shohim, o politikani më dështak, o njeriu më falso që njohëm. Mallkuar qofsh…Po po, na ndrite Lulzi, na nxore në dritë…I more udhëzimet o anadollak kohëve të sotme…?..Legen i Ramsit je, qofshi mallkuar..se ne demokratët që ta dish nuk shitemi dhe nuk ngelemi leckë e komunistave. Rroftë Sali Berisha….Bravo Luli dhe pak dhe na çlirove, maksimumi 30 vjet..Sa budalla që je mo mavri kërkon të burrërohesh si rrugaç. Po ku besohesh ti more injorant ti s’je as mish as peshk…”.

Janë disa vetëm nga komentet që demokratët kanë shkruar në rrjetin sociale të Bashës, herë duke kërkuar fort largimion e tij, e herë duke e tallur dhe ironizuar.

Vazhdo leximin

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore1 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar1 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix1 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook