Radar
Basha në delir pas takimit me Yuri Kim/ E shet veten si lider i rëndësishëm
Lulzim Basha, kreu i PD-së në detyrë, tenton të tregojë se po forcon marrëdhëniet me SHBA.
Një ditë pas takimit me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ku më pas foli edhe për mediat, sërish sot është zgjuar, duke folur për të njëjtin takim.
“Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Kombit shqiptar.
Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin”, shkruan Basha në rrjete sociale
Më tej ai ka treguar se diskutuam edhe për situatën në dhe rajon.
“Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë.
Ritheksova se për mua dhe PD , SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni”, shkruan më tej Basha.