Mix
Rita Ora, sërish anëtare e jurisë në “The Voice Australia”
Channel Seven në Australi ka konfirmuar së fundmi panelin e jurisë për spektaklin e talenteve “The Voice Australia 2022”.
Të dielën, kanali televiziv zbuloi se të katër trajnerët : Guy Sebastian, Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Rita Ora do të rikthehen sërish vitin e ardhshëm. Lajmi është konfirmuar edhe nga Rita e cila ka deklaruar për ‘Daily Telegraph’ se mezi pret të kthehet dhe të ribashkohet me familjen e saj të zgjeruar vitin e ardhshëm.“Unë absolutisht e dua Australinë dhe është një privilegj të jem pjesë e një shfaqjeje të tillë që të ndryshon jetën.Artistët fenomenalë këtë vit më tronditën mendjen, veçanërisht talentet e ekipit tim. Anëtarët e tjerë të jurisë janë si një familje e zgjeruar dhe me të vërtetë pres që të kthehem së bashku për të zbuluar superyllin tjetër të ‘The Voice’”, u shpreh këngëtarja.