Radar
“Nëse Basha nuk njeh Kuvendin”? Topalli: E kapin hopa bashkë me kunatin dhe e largojnë

Demokratja Jozefina Topalli e ka mohuar mundësinë për të qenë kryetare e PD, duke u shprehur se nuk do të kandidojë.
“Po e them që të mos ketë keqkuptime. Unë nuk do jem kandidate dhe kryetare e Partisë Demokratike. Unë jam në Partinë Demokratike. Jam anëtare e saj. Kam qenë, jam dhe do të jem”, tha Topalli.
Kjo e fundit shprehur bindjen se kryetari Lulzim Basha do të shkarkohet nga Kuvendi i PD. Ajo tha në “Dekalog” se krydemokrati është i ikur.
E pyetur se çfarë mund të ndodhë nëse Basha nuk e njeh vendimin e Kuvendit, Topalli tha se askush nuk pyet për të, por “e kapin hopa dhe e largojnë bashkë me kunatin”.
Sipas Topallit, kjo çështje s’ka për të shkuar në gjykatë, pasi Kuvendi do të jetë vendimtar. Ajo shtoi se Bashës i ka ngelur vetëm vula, pasi baza i ëshët larguar.
–Lulzim Basha ka deklaruar se nuk e njeh Kuvendin. Çfarë do ndodhë nëse ai dhe kryesia nuk e njeh?
Topalli: Ore ai nuk njeh asgjë. De fakto ai ka ikur. De fakto nuk është më kryetar sepse i ka ikur anëtarësia, i kanë ikur të gjitha kolonat. I ka ikur baza dhe rri vetëm me vulën në zyrë.
–Po nëse nuk e njeh Kuvendin?
Topalli: E kapin hopa dhe e e largojnë. Mblidhet kuvendi. Kush pyet për të. Kur kuvendi vendos, nuk ka më.
–Kush?
Topalli: Anëtarësia vetë.
–Po nëse çështja shkon në gjykatë?
Topalli: Nuk shkon hiç në gjykatë se kur vendos Kuvendi nuk ka më vend për gjykatë.
–Po Basha nuk e njeh kuvendin. Vulën e merr.
Topalli: Bashkë me kunatin, hopa dhe e largojnë.
–Hopa?
Topalli: Po si kujton ti. Si jo? Kush është ai? Do pushtojë karrigen?