Mix
Megan Fox: Kam çrregullime të shëndetit mendor
Së fundmi Megan Fox ka folur në lidhje me problemet e saj shëndetësore.
Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘GQ’ së bashku me partnerin e saj , reperim Machine Gun Kelly ajo e ka zbuluar se ka dismorfinë e trupit. “Kam shumë pasiguri të thella”, u shpreh aktorja.Fox nuk hyri në detaje rreth dismorfisë së trupit të saj, por, reperi gjithashtu foli për problemet e tij. Ai konfirmoi se ka çrregullim të stresit post-traumatik nga edukimi i tij i vështirë dhe problemet e tij të drogës.Dismorfia e trupit është një çrregullim i shëndetit mendor në të cilin nuk mund të ndaloni së menduari për një ose më shumë defekte ose të meta të perceptuara në pamjen tuaj.